Petrit Vasili: Rasti McGonigal, fytyra e shtrembër e SPAK përpara pasqyrës së Drejtesisë Amerikane!

Petrit Vasili: Rasti McGonigal, fytyra e shtrembër e SPAK përpara pasqyrës së Drejtesisë Amerikane!

14:42, 17/02/2024
A+ Aa A-

Ish-kryegjahtari i spiunëve të FBI-së në Nju Jork u dënua në Uashington të premten me 28 muaj burg për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve në pagesa që kishte marrë nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare ndërsa punonte për këtë byro.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë përmes një postimi në Facebook shkruan se SPAK ose Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, e ka korrupsionin të vërtetuar dhe të dënuar përpara syve pas dënimit qe Drejtësia Amerikane dha për McGonigal.

Shkrimi i plotë:

McGonigal u denua dje per korruptimin e tij nga Edi Rama.

Drejtesia gjoja e re eshte sot ne diten e saj me te zeze perballe pasqyres se pameshirshme te drejtesise amerikane.

SPAK ose Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, e ka korrupsionin te vertetuar dhe te denuar perpara syve pas denimit qe Drejtesia Amerikane dha per McGonigal.

Drejtesia amerikane me pergjegjshmeri ligjore dhe shpejtesi denoi zyrtarin e larte te FBI sepse u korruptua nga Edi Rama.

Ndersa SPAK i ngritur per kete detyre, qe te luftoje korrupsionin, as nuk guxon te therrase Edi Ramen korruptuesin e certifikuar te McGonigal.
SPAK te lere menjane deklaratat mediatiko politike, por i mjafton te ndjeke shembullin e drejtesise amerikane per te bere minimalisht detyren per te cilen eshte ngritur.

Drejtesia amerikane u ngrit ne kembe per nje zyrtar te korruptuar, ndersa SPAK mbyll syte dhe lodhet e mundohet qe te gjeje lloj lloj alibish per te mos hetuar kryekorruptuesin e McGonigal, qe eshte Kryeministri i Shqiperise Edi Rama.

Askujt nuk duhen gje fare metaforat me "heronj" te SPAK, apo pershendetjet politike dhe gjoja mbeshtetja per SPAK, por rezultatet e tij.

Mbyllja e syve, lidhja e duarve dhe qepja e gojes perpara korrupsionit dhe shkeljeve te ligjit nga Edi Rama e hedh me kembe perpjete besimin dhe kredibilitetin e SPAK.

Eshte faqe e zeze qe qytetare te shumte thone pas denoncimeve te bera ne SPAK me fakte e dokumente se: "keni te drejte por SPAK nuk i ben gje Rames".

Ky eshte mendimi i qytetareve per SPAK, te cilin rasti McGonigal e ka asgjesuar krejt, sepse perpara pasqyres se drejtesise amerikane fytyra e SPAK del me e shtrember se kurre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco