Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Marrëveshja e opozitës/ Bardhi: Përçarja ishte dhuratë më e mirë për Ramën, bashkë për të rrëzuar qeverinë

13:19, 16/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së partive të opozitës për krijimin e konfederatës opozitare.

Ai tha se kjo është një alternativë serioze dhe e besueshme për shqiptarët.

“Së pari, besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën.

Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramë dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës”, tha Bardhi.

Pas takimit, Gazment Bardhi u pyet nga mediat nëse në këtë konfederatë ka vend edhe Lulzim Basha.

“E ripërsëris, cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcuar është të bëhemi bashkë, në diversitet dhe të bashkuar rreth ideve, por nuk ka rrugë tjetër për t’i dalë përballë një qeverie që është forcuar edhe nga përçarja e opozitës. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të qenë më të forte”, tha Bardhi.

Bardhi u pyet nga gazetarët për qëndrimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili nuk pati asnjë takim me përfaqësues të opozitës.

Sipas Bardhi, kjo është çështje e axhendës, të ndërtuar mbi mesazhet që do të përcillte sekretari.

Me rëndësi – u shpreh – Gazment Bardhi është se aleanca mes opozitës dhe partnerit strategjik SHBA mbetet e paprekur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco