SYRI TV/ Korrupsioni - Rama lëshon Erion Veliajn: Jashtë nesh minjtë e korruptuar, nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël

15:32, 07/05/2024
A+ Aa A-

Ditën që opozita protestonte para Bashkisë së Tiranës kundër korrpusionit dhe Erion Veliajt, Kryeminsitri EdI Rama ka dhënë një mesazh të fortë për bashkpunëtorët e tij. Në mbledhjen urgjente të grupti parlamentar dhe ministrat, Rama u shpreh se Partia Socialiste nuk do të mbrojtë tradhëtarët e korruptuar. Rama iu përgjigj edhe debateve për sulme brenda socialistëve, duke pohuar se këto sulme nuk janë justifikim kur pas qëndron korrupsioni. Çdokush që kapet në korrupsion sipas tij ka përgjegjësi individuale dhe do të jetë I vetëm përballë drejtësisë.

Syri tv

Ndërsa Bashkia e Tiranës rezultoi e zhytur në Korrupsion dhe SPAK thirri për skemat korruptive kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka qenë I prerë në mbledhjen urgjente të grupit parlamentar dhe ministrave, se tradhëtarët e korruptuar nuk do të mbrohen nga ai dhe Partia Socialiste.

- NE-ja… ska per te patur dot, NE te njejte nuk ka, ata qe tradhetojne me armikun numer nje qe eshte korrupsioni, kush I tradheton njerezit, sa do afer dhe larg nga ketu nuk eshte as I yni nuk eshte me ne… kushdo me korrupsion eshte tradhetar I dyfishte…

-Lajmi se kemi nje parazit me pak eshte shume I mire…

-Kushdo qe del si minister apo kryetar bashkie, cildo qe vjedhin

-Ja kapen kete minister, kete kryetar bashkie…. Pergjegjesise sovrane, jo kolektiv, mbajme secili koken e vete…

Një përgjigje kryeministri Rama e kishte edhe për diskutimet se këto goditje për korrupsion po vijnë si pasojë e luftës brenda Partisë Socialiste.

-Jo ma ka bere ai jo ma ka bere ky, nuk ka justifikime….

-Rama e ka keshtu, i perdor si limona te shtrydhur dhe i hedh, nuk eshte keshtu por eshte nje moll e kalbur …. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël…..

Ndërsa paralajmëroi ministrat, deputetët dhe kryetarët e Bashkive, për nivelin e lartë të korrupsionit ku ëhstë zhytur vendi, kryeminsitri Edi Rama hoqi çdo përgjegjësio nga vetja, e duke sjellë si rast belgjikën, Rama u shpreh se ai nuk jep dorëheqje për arsye morale, sepse qeverisja e tij është e domosdoshme për vendin.

Qe titullaret te terhiqen edhe kur nuk jane pergjegjes, por ne demokracite e konsoliduara ka institucione dhe qeverisja vazhdon…Belgjika…. Morali percaktohet nga raporti individual me ligjin dhe me zgjedhesit….

Ndërsa justifikoi pozicionin e tij për korrupsionin ku ëhstë zhtytur qeverisja e vendit, kryeministri Edi Rama nuk nguroi të sulmonte opozitën siç edhe paralajmëroi partnerët ndërkombëtarë se është Partia Socialiste pas Drejtësisë së re dhe jo mbështetja ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco