Këlliçi: Bulqiza është e varfër pasi pasuritë e saj po i vjedh qeveria

16:10, 07/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi në takim me demokratët në Bulqizë është shprehur se situata ekonomike, sociale dhe politike në të cilën ndodhet ky qytet është shumë e vështirë.

Këlliçi ka theksuar se Bulqiza është një qytet shumë i pasur por po vidhet nga qeveria, pasi fokusi i tyre është vetëm vjedhja.

"Jemi në një takim që më së shumti është dhe një takim pune në Bulqizë. Kjo gjendje në të cilën ndodhet Bulqiza është alarmante pasi kjo po ndodh në të gjitha qytetet e vendit.

Kur ky qytet duhet të gumëzhinte nga të rinjtë por është një boshatisje totale ku më së shumti këtë largim po e vuan veriu por jo më pak dhe jugu. Nëse do të ishin të vërteta atë që po propagandon qeverisja atëherë nuk do të kishin arsye pse njerëzit të emigronin por të ktheheshin në vendin e tyre.

Kjo qeverisje në fokusin e saj kryesor është vjedhja e të gjitha pasurive të vendit, kjo po ndodh edhe në Bulqizë ku edhe pse një vend shumë i pasur me minerale qytetarët e saj janë në një varfëri të thellë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco