Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Urimi për 16-vjetorin e Pavarësinë e Kosovës/ Biden kërkon zbatim të marrëveshjeve me Serbinë

Urimi për 16-vjetorin e Pavarësinë e Kosovës/ Biden kërkon zbatim të marrëveshjeve me Serbinë

12:30, 16/02/2024
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16-vjetorin e pavarësisë nga homologu i saj amerikan, Joe Biden

Me këtë rast, Biden ka konfimuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm dhe të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

Përmes letrës, Biden e ka përmendur edhe dialogun duke thënë se i mbështesin përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale. Krahas kombeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi”, thuhet në letër.

Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga presidenti Biden:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco