Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Dita më pas...

Dita më pas...

09:43, 16/02/2024
A+ Aa A-

Nga Iva V. Grillo

Pjesa më groteske e ditës së djeshme ishte fjalimi propagandistik i sekretarit të shtetit, i cili dukej sikur ishte shkruar nga zonja Spiropali.

Pjesa më e trishtueshme ishte fjalimi patetik i studentes së re, i cili në frymë e përmbajtje i ngjante fjalimeve që pionieret recitonin para diktatorit një herë e një kohë.

Ndërsa pjesa më delirante e ditës së djeshme ishte ngazëllimi i disa pseudo-opozitarëve me ardhjen e ish ambasadores së "ngrënies së barit" në Tiranë,  me pritshmëritë se zonja do të shpëtojë Shqipërinë...e ndoshta do tu japë dhe atyre një dorë për të dalë nga bataku ku e kane futur veten.

Në fakt qoka mbaroi...secili shkon në punë të vet dhe shqiptarët për të disatën herë kanë marrë mesazhin: vetëm i zoti e di ku i pikon çatia!

Dili zot!

Protesto në 20 shkurt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco