Kuvend, tallja e Ramës me 'opozitarët e Bashës

Kuvend, tallja e Ramës me 'opozitarët e Bashës

08:53, 15/02/2024
A+ Aa A-

Parlamenti është parashikuar të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00, në një kohë kur në Tiranë, qeveria përgatitet për të pritur Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken.

Çuditërisht, në rendin e ditës është renditur "interpelanca urgjente që një grup deputetësh të PD-së" kanë kërkuar me Kryeministrin Edi Rama për akuzat që ka ngritur ish-Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i arratisur nga vendi.

Por, duke parë kërkuesit, situata bëhet tallëse dhe vërteton akuzat e blerjes së Lulzim Bashës: Interpelanca nga Rama i është pranuar, 5-6 mbështetësve të ish-kryetarit Basha, deputetëve: Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj, Merita Bakiu, Flutura Açka dhe Andia Ulliri. Kjo interpelancë prej muajsh, i refuzohet një grupi të tërë parlamentar të Partisë Demokratike të drejtuar nga lideri i opozitës Sali Berisha, që kërkon llogaridhënie nga qeveria dhe ngritje komisionesh hetimore për dhjetëra afera, refuzim që e ka detyruar të hidhet në protesta.

 

 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco