VIDEO/ Kikia: Ahmetaj, dobi drejtësisë për çështjen e inceneratorëve

10:00, 12/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi akuzat që Ahmetaj ka adresuar ndaj qeverisë për skandalin  vjedhjes me inceneratorët ishte gazetari, Mentor Kikia.

Kika është shprehur se drejtësia kudo në botë në çfarëdo lloj krimi, njerëzit që kanë qenë pjesë e akuzave dhe pranojnë të flasin janë një pasuria më e madhe për hetimin.

"Partitë kur janë në pushtet rruhen nga korrupsione. Ne mendojmë të gjithë kur e shikojmë atë parti që nuk duhet të flasim ka qenë një parti solide por tani nuk është më. Ata ministra që shkarkohen nga detyra pa pasur dijeni fare të jemi të bindur se nuk janë të lumtur pasi marrin këto lajme.

Por ajo që nuk po ndodh është se ata që shkarkohen nuk flasin për gjerat që shkojnë keq me qeverinë, por rrinë në oborr duke shpresuar që dikur diku do të marrin një copë nga pushteti përsëri. Ka njerëz të pakënaqur që presin ti rrëshqasë këmba kryetarit dhe të lëshojnë një mal me akuza ndaj tij.

Për sa kohë që Ahmetaj ishte në krah të tij ai fliste si ata, por kur u gjend në anë të tjetër të llogari ai hapi thesin dhe nxori të gjitha ata që ndodhin në qeveri. Besoj që akuzat më të rëndësishme vijnë nga njerëzit që ishin pjesë e pushtetit. Drejtësia kudo në botë në çfarëdo lloj krimi, njerëzit që kanë qenë pjesë e akuzave dhe pranojnë të flasin janë një pasuria më e madhe për hetimin.

Dimension politik nga deklaratat e Ahmetajt sjellin panoramën se brenda PS ka një luftë të madhe politike mes grupazheve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco