Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

VIDEO/ Alma Kaçi: SPAK më ka zhdukur provat! Nuk ka hetuar kryebashkiakët e majtë që blenë votat

21:10, 09/02/2024
A+ Aa A-

 

Alma Kaçi tha në intervistën e saj për SYRI TV se mjetet e saj mbeten të sekuestruara.

Ajo tha se aty ka materiale që provojnë blerjen e votave në bashkitë e majta.

Por Kaçi tha se SPAK i ka zhdukur provat.

“Janë të sekuestruar telefonat. Telefoni i djalit tim. Karta memorie, USB. Një tabletë. Edhe gota me të cilin kam kryer filmimin.

Aty ka materiale. Janë bisedat që unë kam bërë në bashkinë e Fierit, në bashkinë e Roskovecit, në bashkinë e Kavajës. Janë të gjitha aty dhe uroj të mos jenë fshirë.

Sepse më kanë fshirë disa. Se p.sh karta e memories e filmuar, që mua ma lë në një karburant personi që e shpërndau, nga kamerat e SPAK unë figuroja sikur isha me të meta mendore, e kisha çuar vetë kartën te personi i karburantit dhe pastaj e kisha marrë vetë.

Pra janë zhdukur provat. Me pak fjalë mua më kanë zhdukur provat.

Me sa më ka thënë avokatja ime, SPAK është ndalur vetëm në rastin e Safetit. SPAK po të bënte punën e vet, mbi të gjitha duhej të hapte vepër penale për emisionin ‘Fiks Fare. Si e mbani një punonjëse në të zezë? Është vepër penale ose me gjobë. Nuk kanë reaguar fare. Kam bisedat të gjitha me koleget e mia aty.

‘Fiks Fare’ si mund të mbaka një prostitutë në punë? Si mund të komunikonte me mua nëse nuk do isha pjesë e atij stafi? Se nuk është vetëm një mesazh ose dy, janë të vazhdueshme, ditë pas dite, data të ndryshme, muaj, periudhë e gjatë kohore,” tha Kaçi.

Ajo kishte një mesazh edhe për gjyqtaren që i dha vendimin.

“Gjyqtares Atalanta Zeqiri që më dha këtë akuzë, ndoshta është një akuzë që të marrin frikë edhe femrat e tjera që kanë regjistrime. Por janë femrat e tjera që e bëjnë këtë gjë, në institucione të larta ose jo,” tha Alma Kaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco