Rama nxjerr me dhunë administratën në takimin propagandistik: Falë jush do anëtarësohemi në BE

Rama nxjerr me dhunë administratën në takimin propagandistik: Falë jush do anëtarësohemi në BE

19:50, 09/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së.

Teksa i mblodhi në një konferencë të gjitha bashkë, kryeministri tha se falë këtij sektori, vendi do të anëtarësohet më shpejt se rajoni në BE.

Ironia është se administrata e politizuar kritikohet në çdo raport perëndimor dhe është arsye themelore pse integrimi nuk ka ecur përpara.

Jo vetëm kaq, por administrata përdoret përdhunshëm për blerje votash dhe mitingje partiake.

Kësaj here nuk ishte ndryshe!

Një ditë më parë gjithë institucioneve publike iu ka mbërritur një email për këtë takim, ku kërkohej të sigurohej pjesëmarrja e lartë. Lapsi.al i ka parë përmbajtjet e këtij komunikimi, ku theksohej se duhej siguruar pjesëmarrje e lartë.

Presioni shkoi edhe më tej sot, kur shefat e burimeve njerëzore nëpër institucione kishin dalë zyrë më zyrë me bllok në dorë për të marrë emrat e personave që do të mbushin Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar fjalimin propagandistik të Edi Ramës. Takimi mbante emrin “Administrata 2030: Modernizim, Inovacion, Mirëqëverisje”.

Emblemë kriminale e përdorimit të administratës dhe shtetit në funskion të partisë prej Edi Ramës, është sistemi i patronazhimit që ai përdori në zgjedhjet e 2021 e të cilin Lapsi.al e denoncoi i pari me fakte. Çuditërisht drejtësia gjoja e re me SPAK e BKH nuk e hetoi atë çështje.

Edhe në zgjedhjet e vitit tjetër s’ka dyshim që Edi Rama do të veprojë po njësoj me administratën dhe resurset e shtetit në funksion të pushtetit të tij të damkosur nga korrupsioni dhe klientelizmi me krimin e organizuar e oligarkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco