Berisha: Ndërkombëtarët dhe njerëzit e lirë i kanë sytë nga ne. S’mund të presim që ndërkombëtarët të garantojnë pluralizmin

Berisha: Ndërkombëtarët dhe njerëzit e lirë i kanë sytë nga ne. S’mund të presim që ndërkombëtarët të garantojnë pluralizmin

19:04, 09/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se ndërkombëtarët dhe njerëzit e lirë në botë i kanë sytë nga aksioni i opozitës.

Berisha theksoi se shqiptarët nuk mund të presin nga ndërkombëtarët që të garantojnë pluralizmin politik në Shqipëri.

Berisha: Të dashur miq!

Unë nuk them se ndërkombëtarët nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë gabime dhe se ata janë imun ndaj korrupsionit. Jo ju e dini se unë, ndoshta si pak shumë tjetër, kam qëndruar haptas ndaj këtyre problemeve.

Por e përsëris, se asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në të vërtetë ndërkombëtarët me instrumentet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme.

Pas përmbysjes së diktaturës komuniste me ndihmat e tyre humanitare për kombin tonë, të shndërruar në fantazmë nga diktature e egër e etërve të Edi Ramës.

Në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori. Dhe për këtë do të kenë gjithnjë mirënjohjen tonë të pakufishme.

Por theksoj gjithashtu se ndërkombëtarët kanë mbështetur këtë kohë opozitën.

Në raportin e fundit të OSBE-së për farsën elektorale, ata që dinë të lexojnë këtë raport, defakto zgjedhjet e 14 majit janë  përmbysur.

Ndërkombëtarët kanë mbështetur opozitën me deklaratat e KE-së për komisionet hetimore parlamentare. Ata kanë mbështetur reformën zgjedhore, duke kërkuar konsensus të të gjitha palëve dhe kanë përgënjeshtruar lajmin e rremë të Lulzim Bravës së ata kishin gjoja ndërmjetësuar aleancën Rama-Brava për reformën zgjedhor e me bashkëkryetarë Gjiknuri-Gjiknuri Bis.

Por miqtë e mi!

Koha na fton të bëhemi të arsyeshëm, koha fton shqiptarët të bëhen si ju, sepse ka dhe një të vërtetë tjetër, kemi 33 vite rrugë në pluralizëm. A mund të lejojmë ne që pas kaq shumë vitesh të presim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të garantuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërisë.

Kush ua garanton demokracinë vendeve Europiane, a varen ato nga ndërhyrja e njëri tjetrit për të garantuar demokracinë.

Miku i mirë të ndihmon hapat e para. Por nëse ti ke nevojë për ndihmë edhe pasi mëson të ecësh nuk është faji i mikut, por faji yt.

Ndaj të dashur miq, ndërkombëtarët i kanë sytë nga ne, njerëzit e lirë në botë i kanë sytë nga ne.

Ata sot kanë për ju qëndrestarë dhe qëndrestare të rrugës së Shpresës, mirënjohje, admirim të pakufishëm. Ata nuk mund të vijnë të votojnë për ne, të na shpëtojnë nga grabitja e votës dhe bandat e patronazhistëve, blerja e saj masive, manipulimi i listave të votimit që bën Edi Rama.

Jo kjo është detyrë e jonë dhe vetëm e jona. Ndaj dhe ju mblidheni këtu çdo natë  në emër të votës së lirë për votën e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco