Veliaj çon fondet e shkollave te inceneratori, Balliu: Është antikushtetuese, kjo taksë është vjedhur

17:45, 09/02/2024
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë një kallëzim në SPAK për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të fondeve që janë mbledhur nga taksat e qytetarëve

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, Balliu tregoi më shumë mbi denoncimin.

Këtu është absurdi.

E para kjo taksë nuk funksionon, e dyta kjo taksë është vjedhur, e treta është taksim i dyfishtë , tatim i dyfishtë është shkelje ligjore dhe nga kjo ana.

Është antikushtetuese dhe nuk ka bërë asnjë gjë për zona të cilat janë në mungesë shkollash dhe vazhdojnë ta paguajnë.

Për këtë është dorëzuar sot në SPAK, një kallëzim penal për tjetërsimin e fondeve, kalimin e këtyre fondeve në një vend tjetër ku nuk supozohet te shkojnë dhe duhet bërë ndarja, sepse para se të dalin analistët e pavarur të bashkisë, të thonë se e-alokimi i disa fondeve ndodh në çdo vend të botës.

Po, por jo i një takse specifike që ka një detyrë specifike.

Kjo është një taksë specifike, por në Shqipëri kjo nuk njihet, në Bashkinë Tiranë kjo nuk ndodh.

Gjithë paratë që merren për çështjen e infrastrukturës arsimore, në vend që të jenë në një llogari të veçantë janë te e njëjta llogari ku shkojnë të gjitha taksat.

Dhe në këtë formë, ai mundohet të fshehë se ç'bën me paratë.

Fakti mbetet, prova mbetet që shkolla nuk ka , ky është një nga absurditetet më të mëdha që po përjeton populli i Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco