Berisha: Mirënjohje e thellë për kontributin e çmuar të Prof. Dr Vahe Mokin në mjekësi dhe formimin e brezave të rinj

Berisha: Mirënjohje e thellë për kontributin e çmuar të Prof. Dr Vahe Mokin në mjekësi dhe formimin e brezave të rinj

22:48, 07/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Prof. Dr Vahe Mokin.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson kontributin e veçantë të Prof. Dr Vahe Mokin në fushën e mjekësisë dhe në formësimin e brezave të rinj si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe Fakultetin e Mjekësisë La Sapienza në Romë.

Postimi i plotë:

Homazh për Prof. Dr Vahe Mokin.

Të dashur miq, këto ditë mbylli sytë përgjithmonë njëri nga personalitet e shquara të mjekësisë shqiptare Profesor Doktor Vahe Mokini. Ai ishte një personalitet i mirënjohur në profesionin e tij si pediater dhe gjenetist, me një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e Gjenetikës Mjekësore dhe formimin e brezave të rinj, si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe Fakultetin e Mjekësisë La Sapienza në Romë.

Nxënës i një prej eminencave botërore në fushën e Gjenetikës Mjeksore, Prof. Bruno Dallapiccola, Prof. Makini u bë një ndër themeluesit e Shërbimit të Gjenetikës Mjeksore në Shqipëri të cilin e drejtoi për shumë vite deri në vitin 2017.

Vahe Makin ishte një bashkëshort, prind, qytetar, model, shembullor.

Prof. Mokini ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e Gjenetikës Klinike në vendin tonë me krijimin e sektorit të Konsultores Gjenetike në Shërbimin e Gjenetikës Mjekësore për vendosjen e diagnozës klinike të sëmundjeve gjenetike anomalive kromozomike, sindromeve të lidhura me to dhe këshillimin gjenetik të familjeve me risk.

Me formimin e dhe pasionin tij shkencor ai është ndër gjenetistët me kontribut të veçantë në Shqipëri.

Karriera e pedagogjike dhe akademike e Prof. Makin në Fakultetin e Mjekesisë është një pasuri dhe trashëgimi e çmuar në fushën e Gjenetikës Mjekësore.

Leksionet e përgatitura prej tij për studentet dhe specializantët e Fakultetit të Mjekësisë dalloheshin për një profesionalizëm të lartë.

Prof. Dr Vahe Mokin është autor dhe bashkëautor i disa librave të Gjenetikës Mjekësore për studentë dhe specializantë, autor dhe bashkëautor i dhjetra artikujve në revista kombëtare e ndërkombëtare dhe drejtues dhe pjesmarrës në një sërë projektesh me qendra ekselence jashtë vendit për studimin e mutacioneve më të shpeshta në popullatën shqiptare të sëmundjeve të ndryshme.

Duke shprehur nderimin tim më të madh mirënjohjen e thellë për kontributin tejet të çmuar të Prof. Makin shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i njeriut tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco