Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Ku shkuan 13 mln euro?/ Meri Lika: Ne nuk kemi më shtet, por kemi një grup të strukturuar i cili vjedh

21:57, 07/02/2024
A+ Aa A-

Audituesja ligjore, Meri Lika e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gjatë diskutimit se ku shkuan 13 mln eurot e Ekoparkut të Durrësit, u shpreh se, në Shqipëri nuk ka më shtet.

Sipas Likës, në Shqipëria aktualisht ka një grup kriminala të strukturuar që sillet si shtet, por që vetëm vjedh.

‘Katërvjeçari i qeverisë Rama, ka pasur profesionistë dhe më pas të gjithë janë larguar dhe vinin persona anonim, siç janë dhe sot, dhe zinin pozicione kaq kyçe dhe tepër të rëndësishme dhe tani të gjithë dalin se shërbenin vetëm për një qëllim, për të vjedhur.

Taksat tona dhe faktet po dalin përditë. Ku janë tha Arben Ahmetaj 60 milionë euro, ku janë lekët e tjerë, ku janë, të gjitha janë ku janë.

Të gjitha këto lekë,  nuk janë administruar.

Ne nuk kemi më shtet, por kemi një grup të strukturuar i cili vjedh, ka ca këmbë oktapodësh lart e poshtë, ngjisin meduzat dhe merr lekët dhe nuk kuptojmë asgjë, sepse i mbledhin në këmbët e tyre dhe ne nuk po kuptojmë asgjë.

Biznesi i mbetjeve është fitimprurës dhe kjo është edhe arsyeja mendoj se pse SPAK nuk po e trajton të gjithën bashkë.

Nga profesioni shpesh bëj dhe raporte në prokurori e gjykata, dhe meqë lidhen me çështje të ndryshme penale, me një ortak apo diçka tjetër, prokurorët i bashkojnë, dhe thonë po, kanë problematika të njëjta.

Këtu shumë e çuditshme, personazhet janë të njëjtët dhe çështjet nuk bëhen bashkë, që të trajtohen siç duhet. Vetëm kështu mund të gjenden paratë.

Kështu të segmentuara një këtu e një atje, nuk kemi për ti gjetur dot’, tha Meri Lika në SYRI TV.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco