Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

SYRI TV/ PL propozon nismë ligjore për pensionet: Pensione për qytetarët me më pak se 15 vjet punë

20:51, 07/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se përjashtuar nga skema e pensioneve qytetarët që kanë më pas se 15 vjet punë në Shqipëri, ndërsa njeh kontributet për kaq vite, në rastin e marrëveshjes me Italinë.

Meta deklaroi se PL do të propozojë,  ndryhsime ligjore, që edhe qytetarët që kanë më pas se 15 vjet punë, të përfitojnë pension të pjesshëm.

SYRI TV

Partia e Lirisë do të propozojë një ligj për ndryshimin e skemes së sigurimeve shoqërorë, ku parashikohet të përfitojnë pension edhe qytetarët që kanë më pak se 15 viteve punë. Lajmin e dha kryetari  i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili e quajti të papranueshëm, përjashtimin e këtyre qytetarëve nga skema e pensioneve. 

Meta akuzoi qeverinsë Rama se vepron me dy standarde, pasi njeh kontributet e qytetarëve për më pak se 15 vjet, për shqiptarët jashtë vendit, ndërkohë që përjashton nga skema e pensioneve, qyteatrët që kanë kontribuar në Shqipëri, për të njëjtin afat kohor. 

Kreu I partisë së lirisë,  ngriti alarmin se Skema e pensioneve rrezikon falimentin, për shkak të  informalitetit dhe plakjes së popullësisë. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco