Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

SYRI TV/ Opozita jashtë parlamentit, Rama nuk ndal dënimet, përjashton 4 deputetë

20:49, 07/02/2024
A+ Aa A-

 

Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk ndalin dënimet ndaj deputetëve të opozitës që kërkojnë respektimin e të drejtës Kushtetuese për Komisionet Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.

Pas kërkesës së mazhorancës socialiste këtë të mërkurë, Komisioni I Etikës përjashtoi me 10 ditë Gazment Bardhin, dhe me nga 20 ditë Flamur Nokën, Asllan Dogjanin dhe Bledion Nallbatin, duke e çuar kështu në 27 numrin e deputetëve të përjashtuar gjate këtij sesioni parlamentar.  

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk ndalin dënimët ndaj deputetëve të opozitës të cilët prej disa muajsh kërkojnë respektimin e të drejtës së Kushtetutës për ngritjen e Komisoneve Hetimore si dhe ndryshimin e bashkëkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit  Reformës Zgjedhore.

Pas kërkesës së mazhorancës socialiste këtë të mërkurë, Komisioni I Etikës përjashtoi me 10 ditë  Gazment Bardhin, dhe me nga 20 ditë Flamur Nokën, Asllan Dogjanin dhe Bledion Nallbatin.

Me këtë vendim të radhës së mazhorancës socialiste shkon në 27 numri I deputetëve të opozitës të përjashtuar në muajin e fundit.

Në  fillim të këtij sesioni parlamentar u përjashtua Flamur Noka dhe Gazment Bardhi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, si dhe Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani me 5 ditë.

Më pas mazhoranca socialiste përjashtoi 19 deptuetë të opozitës, ku 18 prej tyre me 10 ditë, ndërsa Ervin Salianji me 20 ditë.

Në seancën e fundit plenare, e cila u mbajt ditën e hënë, garda e Republikës nuk lejoi as deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk ishin të përjashtuar që të futeshin në sallën e Parlamentit, gjë e cila nuk e pengoi Lindita Nikollën që të niste punimet pa praninë e deptuetëve të opozitës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco