Sërish SKANDAL në Kuvend/ Nuk lejohet opozita dhe media në Komisionin e Reformës Zgjedhore

12:14, 06/02/2024
A+ Aa A-

Sërish skandal në ambientet e institucionit më të rëndësishëm në vend.

Garda nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen në ambientet ku zhvillon punimet Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Po ashtu nuk janë lejuar edhe mediat të futen brenda.

Vetëm pas disa momentesh tensioni, disa media mundën të futen brenda.

Ndërkohë, gardistët bllokuan çdo ligjvënës të opozitës të jetë i pranishëm në sallë.

Nga ana tjetër, deputetët demokratë thanë se gardistët kanë dhunuar edhe gazetarët duke tentuar të bllokojnë këdo që të futet brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco