Lajmi i fundit

LIVE/ Ina Zhupa, komunikim me gazetarët para Kushtetuteses

Bollino: Nuk kam vjedhur vetëm unë, Rama dhe Veliaj, por edhe Belinda, Niko, Elisa...

Bollino: Nuk kam vjedhur vetëm unë, Rama dhe Veliaj, por edhe Belinda, Niko, Elisa...

19:30, 05/02/2024
A+ Aa A-

Carlo Bollino e ka humbur toruan nga protestat e opozitës, por më shumë nga denoncimet ndaj tij për përfitime miliona euroshe nga pushteti i Edi Ramës.

I gjendur në këto kushte Carlo Bollino, një ditë, në përpjekje për të mbrojtur Edi Ramën i faturon inceneratorin e Tiranës vetëm Erion Veliajt, ditën tjetër (sot) në një shkrim të gjatë në megafonin e tij propagandistik është ankuar se Sali Berisha po sulmon vetëm Ramën, Veliaj, Ballën dhe Bollinon vetë dhe nuk po sulmon ministret e Edi Ramës.

Intervista e ish-numrit dy të qeverisë Rama, dhënë pak ditë më parë për Syri Tv, ku nxirte Edi Ramën si kreun e një organizate të mirëfilltë mafioze, duket se e ka shetësuar së tepërmi kryeministrin, i cili prëj ditësh po hesht ndaj akuzave të rënda të Ahmetajt ndaj tij.

Intervista e Ahmetajt u faktoi shqiptarëve se qeveria shqiptare funksionon si një organizatë e mirëfilltë mafioze ku padrinoja dirigjon sulmet brenda llojit, kercënon me SPAK, por edhe me vrasje këdo që ka një mendim tjetër, ose del nga rrjeshti i organizatës.

As më pak e as më shumë të njëjta janë edhe akuzat e liderit të opozitës prej vitesh, pasi nuk ka njeri në Shqipëri dhe më gjerë që të mos e dijë se në autokraci të stilit mafioz siç është vendi ynë, kreu i gjithë aferave është vetëm një njeri, Edi Rama dhe ndonjë bashkëpunëtor i tij mediatik e politik siç janë Bollino dhe Veliaj.

Goditja e liderit të opozitës ndaj kupolës mafioze të Rilindjes duket se ka dhënë efektin e duhur dhe pushteti po tenton të zhvendosë vëmendjen të Mirela, Bora, Belinda etj.

Nga shkrimi i medias së Bollinos duket se Rama tashmë i ka lëshuar të gjithë, Belinda Ballukun, Niko Peleshin, Mirela Kumbaron, Ogerta Manastirliun, Spiropalin, Çuçin etj vetëm e vetëm të shpëtojë lëkurën e tij.

"Investigimi” i Carlos është sa i çuditshëm e qesharak, po aq edhe lakmues i tmerrit që ka kapluar kupolën drejtuese mafioze të shtetit shqiptar.

Pra, siç shihet, Carlo Bollino e pranon se Rama, Veliaj, Balla dhe ai vetë, janë të korruptuar, por është i shqetësuar pse nuk janë aq shumë në fokus edhe emra të tjerë të hajdutëve të tjerë të skuadrës së Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco