Grenell: Kurti po injoron Biden siç bëri me Trump me veprimet e njëanshme

Grenell: Kurti po injoron Biden siç bëri me Trump me veprimet e njëanshme

09:07, 04/02/2024
A+ Aa A-

Ambasadori Richard Grenell reagoi pas kritikave të SHBA për vendimin që bllokon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Grenell shkruan në median sociale se administrata e Biden ka 'kritikuar Albin Kurtin për veprimet e njëanshme që krijojnë paqëndrueshmëri në veri'.

Grenell shpërndan edhe qëndrimin e mbajtur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për këtë çështje.

Më pas, Grenell thekson se Kurt po injoron presidentin amerikan Biden njësoj siç ka bërë më përpara me presidentin Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco