Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Berisha: Në SPAK kishte rënë hija e McGonigal! Dërguam dosjen në SHBA

Berisha: Në SPAK kishte rënë hija e McGonigal! Dërguam dosjen në SHBA

09:34, 24/01/2024
A+ Aa A-

Lideri i i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha dha një deklaratë për mediat menjëherë sapo doli nga SPAK, ku ai ishte thirrur për herë të parë për t’u pyetur për çështjen e “Kompleksit Partizani” në Tiranë. Berisha tha se, në këto ambiente të SPAK ai kishte gjetuer një grup të terrorizuar, ku në një karrige bosh qendronte McGonigal dhe në karrigen tjetër Edi Rama

DEKLARATA E PLOTË

Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme.

Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar.

Në një karrige bosh qendronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emër tuaj dhe të PD u deklarova sa vijon: Pasi i pyeta, pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta.

Pasi iu deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe ky ka qenë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.

Kam ardhur këtu, iu thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, trillime, mashtrime, falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike. Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar.

Iu deklarova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj, jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju masat që vendosët kundër Sali Berishës, në shkelje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës dhe neni 35.

Jam këtu thashë, për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, të turpshme. Vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Edi Ramës.

Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të shëmtuar, të paprecedent, refuzimin e provave, që s’mund të ndodhë kurrë në ndonjë vend. Sepse provat e paraqitur nga avoketërit dhe Jamarbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta.

Ata refuzuan provat që shembin totalisht piramidën e tyre të mashtrimit, refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal dhe akuzave të tyre. Ata refuzuan dokumente, të cilat faktojnë se kanë vepruar mbi bazën e urdhrit politik të Edi Ramës.

I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët të cilët kanë bashkëpunuar.

Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Domethënë, shihnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet.

Natyrisht u përgjigja të gjitha, po nuk kishin pyetje ata, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur nga vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj para se Jamarbër Malltezi dhe Begejat të kishin paguar 90 përqind ose 95 përqind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 përqind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi.

Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë.

Pra, i gjeta të terrorizuar.

I pyeta, thashë edhe njëherë, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigalin. I gjeta të terrorizuar, i gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë. Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale, etj.

Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem.

Pyetje: A kishte prova konkrete z.Berisha?

Berisha: Prova? Asnjë provë. Ça prova mo? Asnjë provë mo? Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e 2004-tës dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit. Por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama.

Pyetje: Pyetje konkrete në lidhje me dosjen?

Berisha: Nuk u mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Ramës, apo nga e kishin marrë.

Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. A mund të imagjinosh ti pyetje të tilla. Pyetje tjetër. Pyetën përshembull, a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit?

Një trillim i mirëfilltë i tyre, ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar, sepse gjenerali për një arsye, apo për një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Pra, dhe njëherë qartësoj se qendrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara.

Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja.

Pyetje tjetër. Pse u ndryshua ligji 2007-2008. Ligji i 2005, në përputhje me ligjin e pronave të 2004, neni 7 i këtij ligji shkruan: Pronat që nuk kthehen, dhe rreshton të gjithë kategorinë e pronave që disponohen, publike dhe shtetërore nga shteti.

Por në nenin 2 thotë, se në nenin një pronat e rreshtuara nga pika a në pikën b, në rast se propozohen për tjetërsim i kalohen të shpronësuarit. Këtu merr fund çdo lloj procedure tjetër. Fillimin e tjetërsimit të pronës së Klubit Partizani e nisi qeveria e Fatos Nanos me Anastas Angjelin dhe Blendi Klosin.

Pra, edhe atë nuk e ka e ka filluar Sali Berisha. Ai që ishte promovuesi i këtij procesi u tërhoq. Pse u tërhoq? Ka dëshmuar këtu, sepse thotë, avoketërit më këshilluan që nuk fiton gjë se ligji i 2004 ua jep pronarëve këtë.

Pyetje tjetër, pse u ndryshua ligji i sporteve, ishte i 2005, iu jepet pronarëve ose koncensioneve me kusht që të mos ndryshohej destinacioni? 2007 u bë që jepet me koncension në kundërshtim me ligjin e pronave dhe 2008 u rikthye te ligji i pronave, përsëri duke ruajtur destinacionin.

Së fundmi, në qoftë se Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, në procesin e kthimit, në procesin e kompensimit, në procesin e parablerjes, asnjë firmë, Edi Rama ka një seri firmash në këtë proces. Akuza që i bëhet Sali Berishës se e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Jamarbër Malltezin është identike si të thuash, Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij.

Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, në qoftë se ju kujtohet, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi.

Ua përmenda unë emrat. Po kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte, pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin përsëri e kalon gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?

Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë?

Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj.

Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi ishte një nga proarët dhe lejen e miratuar e bllokoi. Gjykata urdhëroi në gjitha nivelet që të japë lejen, se leja quhet e miratuar. Edi Rama edhe pas kësaj çonte inspektorin dhe i bllokonte. Atëherë, pronarët shkuan përsëri në gjykatë, gjykata e dënoi Edi Ramën me 320 mijë euro dhe ky grup i strukturuar kriminal nuk guxon të përmendë njëherë të vetme emrin e tij.

A mund të imagjinoni ju hetues në botë si këta, përveçse në Korenë e Veriut? A mund të imagjinoni?

Pak a shumë, këto ishin pyetjet. Asnjë gjë të re, përkundrazi një atmosferë mortore nga skandali McGonigal dhe Rama. Këto mund t’ju them.

Pyetje: Një nga argumentet e Prokurorisë së Posaçme z.Berisha është që ju në cilësinë e kryeministrit keni emëruar në institucione kyçe njerëz të besuar dhe keni përdorur njësinë ose departamentin antikorrupsion në favor të dhëndrrit tuaj. A keni ju një qendrim për këtë?

Berisha: Që të gjitha këto janë trillime dhe mashtrime të Prokurorisë dhe ata që qarkullojnë. Për sa i përket kontrollit, edhe njëherë mësoje, mos ripërtyp shpifje dhe trillimet e tyre, kontrolli nuk ka të bëjë me privatizimin, edhe njëherë. Nuk ka asnjë lidhje me privatimin.

Gjenerali në fjalë mbante peng sendin e blerë nga subjektet, kishin paguar paratë ata, nuk kishte asnjë lidhje me privatizimin dhe ky prej 14 muajve pranonte ta shfrytëzonte me ao banda të cilat thotë se i dërgova ekipin, por ma përzunë me forcë. Kjo ishte hsitoria. Nuk ka lidhje fare procesin e privatizimit. Ata që e lidhin këtë me procesin e privatizimit, ata mashtrojnë dhe trillojnë.

Pyetje: A u denoncua në atë kohë gjenerali z.Berisha?

Berisha: Të kallëzosh penalisht, qarkullonin shumë gjëra për gjeneralin, por gjenerali u lëviz nga ai vend, socialistët e larguan nga detyra gjeneralin. Pavarësisht se çfarë mund të thuhej aty, unë kisha ligjin, pa dokumente nuk mund të veproja. Gjenerali, thashë edhe njëherë, mbante peng me Paro Laçin që 14 muaj.

Pyetje: Folët për çështjen McGonigal dhe hodhët dyshime të forta se prokurorët dhe gjyqtarët këtu në këtë godinë dhe kanë patur kontakte me të. Meqënëse ju keni folur gjithmonë me emra, amund të na flisni me emra konkret cilët janë këta gjyqtarë dhe prokurorë që kanë patur kontakte me ish-zyrtarin e lartë të FBI, dhe a do jeni gati të nesërmen në kuadër të një vendimi të çelur që t’i thoni zyrtarisht në Prokurori?

Berisha: Kush çeli hetim? Kush ka çelë hetim? Beson ti se Dumani do hetojë Edi Ramën? Për sa i përket pyetjes, a ke dijeni, kam dijeni të plotë që skapistët kanë patur lidhje të ngushta me McGonigalin dhe në momentin e caktuar, unë absolutisht do t’i bëj publike, por sqaroj gjithashtu se ne kemi dërguar një dosje. Partia Demokratike ka dërguar një dosje pranë autoriteteve të SHBA me të gjitha të dhënat që ne disponojmë për aferën McGonigal.

Pyetje: Z.Berisha, ditën e djeshme avokatët tuaj ankimuan një vendimarrje të SPAK që ju pengoi ju të merrni pjesë në seancat plenare në parlament. A mendoni se zgjatja e këtij hetimi, i druheni faktit se mund të çojë deri në djegien e mandatit tuaj?

Berisha: Ky ishte një akt antikushtetues, antiligjor i grupit të strukturuar kriminal Rama-Dumani-Kraja-Millonai. Së pari, ky grup i struktuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen ose mosshkuarjen time në parlament. Pse?

Dispozita ligjore e kodit të procedurës penale këë të drejtë ia njeh vetëm gjykatës, dhe këtë të drejtë gjykatës ia njeh për persona jo të zgjedhur, për të gjithë personat, përveç atyre që janë të zgjedhur. Personat e zgjedhur dispozita ligjore përcakton sa çështja e mosvajtjes së tyre në punë vendoset vetëm pas vendimit të prerë të gjykatës.

Po këta nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë të drejtë. Sigurisht ai është pjesë e skenarit.

Pyetje: Ju jeni nën masën e arrestit të shtëpisë dhe ndalimit të komunikimit edhe me persona që jetojnë në banesë. Ju keni komunikuar duke ardhur në Prokurorinë e Posaçme dhe me gazetarët për këo minuta. A keni frikë për një ashpërsim të masës?

Berisha: Tani që thua ti, ajo është në masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Sali Berishës.

Lëre mos e pyet!

Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër, përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta.

Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt.

Opozita ecën në fitore të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco