Rekomandimet e PE-së për Shqipërinë, Sula: Nuk do dëshiroja të kishim një rezolutë të tillë

Rekomandimet e PE-së për Shqipërinë, Sula: Nuk do dëshiroja të kishim një rezolutë të tillë

07:58, 24/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se nuk do dëshironte një rezolutë të tillë për Shqipërinë.

Sula: Unë nuk do dëshiroja që të kishim një rezolutë të tillë.

Kjo nuk është kënaqësi për opozitën, nuk është triumpf për opozitën.

Kjo është për të ardhur keq.

Arroganca e kësaj mazhorance ka kaluar cdo kufi dhe kanë humbur edhe ndjenjën e arsyes për të kuptuar se si funksionon politika.

Të drejtat e opozitës duhet të mos ja cënosh.

Që kur ka filluar kjo legjislaturë, ne kemi qenë një opozitë konstruktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco