Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Refugjatët/ Mazhoranca italiane rrëzon amendamentet e propozuara nga opozita për modifikimin e marrëveshjes

Refugjatët/ Mazhoranca italiane rrëzon amendamentet e propozuara nga opozita për modifikimin e marrëveshjes

22:27, 23/01/2024
A+ Aa A-

Vota finale e draft ligjit 1620 për Ratifikimin e Ekzekutimin e Protokollit të firmosur mes Qeverisë Italiane e asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën  e emigracionit e ngritjen e dy qëndrave të emigrantëve në territorin shqiptar, është shtyrë në paraditen e datës 24 janar 2024.

Janë mbyllur mbrëmjen e sotme diskutimet dhe votimet e amendamentave të prezantuar nga forcat politike të opozicionit të cilët kërkonin ndryshimin e tekstit të neneve të këtij draft ligji.

90 amendamente të propozuara e të depozituara nga forcat opozitare si Lëvizja 5 Yje, Partia Demorkatike, Sinistra Italiane etj, janë votuar kundër nga partitë e djathta të mazhoranca.

Po kundër është shprehur dhe qeveria Meloni përmes depuetëve relatorëv përgjegjës të këtij Protkolli.

Teksti e nenet e këtij draft ligji janë blinduar totalisht nga qeveria e nga qëndra e djathtë italiane e cila nga ana asaj nuk ka prezantuar asnjë propozim modifikues mbi Protokollin.

Të pranishëm në sallë ishin 280 deputetë nga 400 që ka kjo Dhomë.

Forcat opozitare kanë akzuar se po ushtrohet "një diktat i qeverisë e se premtimet që ekzekutivi Meloni jep me zë e jo me të shkruar, nuk mjaftojnë për të garantuar liritë e të drejtat njerëzorfe.

Një nga amendamentet e votuar kundër nga mazhoranca ishte ai mbi praninë në qëndrat e azilkërkuesve në Shqipëri, të përfaqësuesit të Autoritetit të Garantit Kombëtar për personat privatë e liritë personale. Është rrëzuar gjithashtu amendamenti mbi praninë në këto qëndra të figurës së psikologut pra të shërbimit të asistencës psikologjike.

Po ashtu është rrëzuar dhe amendamenti i Partisë Demokratike i cili ka kërkuar që të shkruhet në këtë protokoll se në strukturat në Shqipëri mund të hyjnë emigrantë vetëm në rastin kur transporti për në territorin shqiptar nuk sjell një vonesë të operacioneve të shpëtimit e përjashtimin e minorëve pa prindër, grave shtatëzanë, personave vulnerabile e personave me kërkesa urgjente kurimi.

Deputeti i Partisë Demokratike Paolo Ciani ka theksuar në replikën e tij se "110 vite nga fushata në Shqipëri e 1915-1918, 85 vite nga pushtimi i Shqipërisë e protektoratit italian 1939,  eksploruesit italianë janë gati të eksperimentojnë në këtë vend politika emigracioni mbi lëkurën e emigrantëve."

Ndërsa deputetja e "Italia Viva", Maria Elena Boschi e ka quajtur këtë protokoll si "një foto reklame para zgjedhjeve europiane e se qeverisë nuk i intereson as se c'do ndodh me emigrantët, me forcat italiane të policisë, as për operatorët shëndetësorë o punonjësit e policisë penitenciare që do punojnë në këto qëndra"./ Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco