Berisha: Mediat e Ramës fshehin denoncimin e VOA, se ai korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën

Berisha: Mediat e Ramës fshehin denoncimin e VOA, se ai korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën

19:41, 23/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet në Rrugën e Lirisë është shprehur se Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.

Reagimi:

Pra, sot ishte një ditë e mirë. Sot opozita i bëri gjyqin Edi Ramës, organizatës së tij të krimit.

Por, mediat e tij po fshehin denoncimin që i bëri mbrëmë, radio publike e qeverisë së SHBA, Edvin Kristaq Ramës, i cili faktohet me dokumente se korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën shqiptare.

Imagjinoni miq, një president i njohur i SHBA, la detyrën sepse regjistroi kundërshtarët e vet politikë, kurse Edi Rama paguan, angazhon shefin e kundërzbulimit të FBI në luftë kundër opozitës shqiptare.

A mund të rrijë më ky njeri në pushtet? Ky është një armik i egër i Shqipërisë, një armik i egër i vendeve të lirë, një armik i egër i të gjithë qytetarëve amerikanë që i thonë vendit të tyre atdhe.

Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.

Pra, ato të dhëna të fshehta i mbante Edi Rama dhe i dërgoi kundër opozitës shqiptare.

Edi Rama angazhoi McGonigal, enturazhin e tij Marko Rosini dhe horra të tjerë për të shpallur non-grata Sali Berishën për llogari të superspekulantit, i cili donte që Shqipëria të shndërrohej në protektoratin e krimit, drogës dhe të gjitha ligësive të tjera njerëzore. Shqipëria të shpërbëhej, shqiptarët si komb të pakësohen, të shkojnë drejt zhdukjes.

Të gjitha këto zhvillime janë një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihet për të shpëtuar vendin nga kjo kalbësirë morale, që e ka emrin Edi Rama, nga kjo ligësi njerëzore, nga kjo e keqe e madhe që e ka emrin Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco