Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Mos lejmi i Berishës në Kuvend/ Manjani: Arsyetimi i prokurorëve nuk mbështetet në asnjë llogjikë, fakt jo e jo…

Mos lejmi i Berishës në Kuvend/ Manjani: Arsyetimi i prokurorëve nuk mbështetet në asnjë llogjikë, fakt jo e jo…

14:38, 22/01/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

Po shoh arsyetimin e prokurorëve të SPAK mbi mos lejimin e deputetit Sali Berisha të ushtrojë detyrën e Tij bë Paralament.

Dukshëm është arsyetim i sforcuar. Arsyetimi i tyre nuk mbështetet në asnjë llogjikë, fakt jo e jo, të veprimeve hetimore që ata vetë kanë bërë.

Asnjë dyshim, i arsyeshëm apo i paarsyeshëm qoftë, nuk sugjeron që Berisha të hetohet dhe më vonë të akuzohet për një krim që lidhet me mandatin e deputetit apo të drejtimit të grupimit të Tij politik. Kujtoj që vetë prokurorët kanë deklaruar që po hetojnë për një episod kthimi prone dhe privatizimi në kohën kur Berisha ishte kryeministër. Pra jo në kohën e stome kur ai është Deputet.

Arsyetimi i prokurorëve do qëndronte nëse Berisha do kërkonte të shkonte në zyrën e Kryeministrit dhe jo në sallën e parlamentit. As në zyrën e partisë së tij.

Së dyti, masa e arrestit shtëpiak, u mor si rezultat i dështimit për të zbatuar masën e mëparshme të detyrimit të paraqitjes. Pra synimi i ndryshimit të masës ishte me karakter ndëshkues dhe jo vlerë e shtuar në raport me hetimin.

Qëllimi i masave të sigurisë është garantimi i gatishmërisë të personave në funksion të hetimit dhe jo ndëshkimi!

Dmth vajtja e Berishës në parlament, nuk pengon hetimet e kësaj çështje. Përkundrazi prokurorët e përgjegjshëm duhet ta stimulonin sa më shumë Berishën të fliste me shpresë që të kapin ndonjë shkelje reale... [😉]

Së treti,arresti shtëpiak i Berishës,përveçse ligjërisht jo proporcianal dhe i pambështetur në ligj e prova paraprake që të justifikojnë një masë të tillë, është një masë represioni ndaj një përfaqësuesi politik me mandat.

Pavarësisht se Parlamenti dështoi të bëjë detyrën kushtetuese në procesib për heqjene imunitetit, drejtësia duhet të kuptojë se lligjika e vetme që justifikon aktin e arrestit për një deputet është ose flagranca, ose një vendim penal i formës së prerë.

Rastet e tjera janë të përjashtuara. Këtu duhet të ndërhynte parlamenti, por nuk e bëri pa arsye. Drejtësia e paanshme dhe profesionale duhej ta respektonte këtë standard kushtetues.

Ndaj them se llogjika e arsyetimit të Prokurorëve nuk qëndron.

Në kushte normale duhet të jetë gjykata ajo që vendos standarde, por mesaduket këtu e kemi problemin kryesor. Gjykatën mbi palët, përfshi edhe prokurorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco