Protestë në spitalin e Shkodrës, ministria e Shëndetësisë 'harron' përsëri të japë pagat

Protestë në spitalin e Shkodrës, ministria e Shëndetësisë 'harron' përsëri të japë pagat

13:53, 22/01/2024
A+ Aa A-

Sindikata e shëndetësisë në spitalin e Shkodrës dhe një grup punonjësish, ditën e sotme, në një deklaratë për mediet thanë se ende nuk u ka dalë paga e muajit dhjetor, duke qenë kështu me afro 18 ditë vonesë. 

Kreu i sindikatës së shëndetësisë, Paolo Kaceri, deklaroi se spitali i Shkodrës i ka kryer procedurat e pagave por kjo vonesë vjen nga neglizhenca e ministrisë së Shëndetësisë. 
Kaceri tha se janë mbi 700 punonjës të spitalit, ku shumë prej tyre me probleme ekonomike, duhet të shlyejnë kreditë në bankat e nivelit të dytë. Por një pjesë e tyre do të duhet t’i paguajnë kreditë me kamatvonesa për shkak se ministria nuk ka akorduar ende pagat. 

Kaceri tha gjithashtu se një pjesë e punonjësve të spitalit rrezikojnë të braktisin punën derisa të jepen pagat e dhjetorit të vitit të kaluar. 

Kjo situatë është e përsëritur tha Kaceri ndaj kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë sepse sipas tij nuk ka ende një datë se kur mund të merren pagat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco