SPAK nuk lejon kryetarin e opozitës të marrë pjesë në parlament, avokati ankimon vendimin e GJKKO

13:28, 22/01/2024
A+ Aa A-

Avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, ka mbërritur sot në gjykatë për të ankimuar vendimin e SPAK për moslejimin e pjesëmarrjes së liderit të opozitës në seancat plenare.

Ky i fundit depozitoi një kërkesë për të marrë leje për t’u paraqitur në seancat plenare.

Në vendimin e tij, SPAK argumentonte se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj Berishës, nënkupton edhe pamundësimin e ushtrimit të profesionit në këtë rast.

Në vendim theksohej se kjo do të aplikohet në rastin e Berishës, njëlloj siç aplikohet edhe në rastet e qytetarëve të thjeshtë, të cilëve nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” u ndalohet shkuarja në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco