Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Tabaku: Parlamenti duhet t'i miratojë komisionet hetimore që kërkon opozita

Tabaku: Parlamenti duhet t'i miratojë komisionet hetimore që kërkon opozita

13:11, 22/01/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim -Asociimit ne Bruksel ku do të diskutojë në emër të PD. Tabaku është Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe Komisionit për Çështjet e BE.

Deputetja tha se “viti 2024 duhet të jetë viti i Shqipërisë për në BE. Sot, ne duhet të jemi të gatshëm të luftojmë korrupsionin, të mbështesim një demokraci në shërbim të reformave.

“Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, është jetike për integrimin. Parlamenti duhet të miratojë komisionet hetimore që kërkon opozita dhe të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore me dakordësi të opozitës! Lufta kundër korrupsionit nis me një parlament në shërbim të qytetarëve. Parlamenti e lufton korrupsionin përmes komisioneve hetimore dhe interpelancave.

Lidhur me reformën zgjedhore, Tabaku vërejti se “reforma zgjedhore është e rëndësishme. Vota e diasporës ka vullnetin e opozitës, por jo të mazhorancës.”

Po ashtu, deputetja i krahasoi përpjekjet e mazhorancës për të kontrolluar institucionet e drejtësisë me  ligjin e komisioneve hetimore për të penguar opozitën.

“Pavarësia e gjyqësorit nuk është thjesht një koncept juridik por themeli demokracisë dhe sundimit të ligjit, - shtoi ajo. - Ekonomia shqiptare po dëmtohet nga paraja e pistë. Është koha që qeveria të angazhohet në një betejë për të shpëtuar ekonominë.  

Shqipëria duhet te fokusohet tek plani i rritjes duke mos humbur mundësi per reforma ekonomike. Ekonomia shqiptare vuan mungesën e reformave që do ta afronin më shumë me BE dhe do zgjeronin tregun.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco