SYRI TV/ Liderët e rajonit mblidhen në Shkup, O'Brien: Asnjë vend nuk duhet të pengojë tjetrin

13:03, 22/01/2024
A+ Aa A-

Liderët e rajonit dhe përfaqësues të lartë të SHBA e BE, u mblodhën në Shkup, në një takim me fokus, rritjen e bashkëpunimit rajonal, pas dështimit të nismës për Ballkanin e Hapur. Përfaqësuesit e BE dhe SHBA, dhanë mesazhin se vendet që bllokojnë bashkëpunimin, do përballen me pasoja, ndërsa kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi takimin për të bërë kritika ndaj Bashkimit Europian dhe Kryeministrit të Kosovës. Nga ana tjetër Albin Kurti, u shpreh i gatshëm për bashkëpunimin, me kushtin që lëvizja e mallrave mos të përdorët për lëvizje armatimesh, siç ka ndodhur me herët.

SYRI TV

Liderët e Ballkanit Perëndimor, u mblodhën këtë të hënë në shkup, së bashku e përfaqësues të Shteve të bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, me fokus një plan rritje për bashkëpunimin rajonal, pas dështimit  të nismës për Ballkanin e Hapur. Ketë herë tryeza u udhëhoq nga ndihmës sekretari  amerikan I shtetit,  James Obrian dhe  drejtori  për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Në nisje të takimit, përfaqësuesi i SHBA, deklaroi se për vendet se do të ketë pasoja për vendet që do tentojnë të bllokojnë bashkëpunimin.

James o’Brian.

Tani jemi fokusuar që rajonin ta përfshijmë në një treg të përbashkët. Askush nuk duhet ta pengojë tjetrin për avancimin për shkak se ka çështje të pazgjidhura. Kush e bën këtë do ballafaqohet me pasoja. Nëse një shtet dëshiron të presë të vëzhgojë, qytetarët do vendosin nëse këta lider janë të duhur. Secili lider e sheh rëndësinë për të avancuar në këtë drejtim, mendoj se ky është takim me shpresë të madhe dhe premtim për punë dhe do të shohim se si do të avancojmë më tej.

Të njëjtin mesazh dha edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian,  Gert Jan Koopman.

Koopman

Sot e shohim planin e parë të përbashkët rajonal për rritjen, qëllimi është që të dyfishohet ekonomia. Prandaj miratuam, vendosëm kusht planin e rritjes që thotë se ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam të vini me ne, nëse i bllokoni fqinjët nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm, pasi kostoja e përbashkët e bashkëpunimit është shumë e lartë.

Nga ana tjeter, kryeministri Edi Rama, sërish e ka shfrytëzuar këtë takim, për të kritikuar Bashkimin Europian dhe kritikët e Ballkanit të Hapur. Megjithëse ishte  ulur në krah të kryeministrit të Kosovës, Rama nuk i kurseu kritikat për Albin Kurtin, i cili refuzoi deri në fund projektin e Ballkanit të Hapur.  

Edi Rama

Diferenca mes saj qe marrin vendet anëtare dhe ne eshte deshperuese. Perpjekjet per konvergjence jane patetike.Paramendoni në çfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse Bashkimi Europian do të ishte më serioz në çështjet e bashkëpunimit rajonal.  Kështu duhet të ishte kur nisi procesi i Berlinit, që mbahet një herë në vit. Prandaj nisëm  me Ballkanin e hapur.  Atë që e bëmë ne, vendosëm agjendën e krijimit të një tregu të vetëm. Patjetër të vendosim një rreth politik, të takohemi rregulisht. Sepse jemi ballkanas, nëse nuk vini të na ulni ne tryeze mund t'i bëjmë punët pis.  Liderët duhet të harrojnë historinë, duhet të jenë daltonike për historinë, të shohin ngjyrat dhe të harrojnë se cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm është flamuri i BE.

Ndërsa u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar,  Kryeministri i Kosovës Albin Kurit, ngriti pikëpyetje dhe shqetësimin që liria e lëvizjes së mallrave mund të përdoret për të lëvizur municione, siç ndodhi  para sulmit terrorist në Banjske.  

Albin Kurti 

Integrimi i thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte  normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë.

Presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh opotimist që vendet nuk do të vendosin barriera politike.

Vuçiç

Nuk shoh një rrezik të madh politik për pjesëmarrësit këtu, përveç se ne. Për ne janë të rëndësishëm shiritat e gjelbërta, kjo do të jetë një ndihmë e madhe për një mjedis biznesi më të mirë për qytetarët tanë.Nuk besoj se do kemi  barriera politike dhe te ndermarrim masa kunder njeri  tjetrit.  

Në takimin e liderve të rajonit me përfaqësuesit e lartë të SHBA dhe BE, ishte i pranishëm edhe djali i multimiliarderit George Soros, Aleks Soros, i cili krah kryeministri Edi Rama, mori  pjesë edhe në  foton zyrtare.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco