VIDEO/ Mustafa: Të rinjtë shqiptarë në Serbi do e refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

VIDEO/ Mustafa: Të rinjtë shqiptarë në Serbi do e refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

19:56, 17/01/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i Qeverisë së Kosovës, Ragmi Mustafa, në një intervistë live me Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, ka folur në lidhje me ligjin e ri në Serbi të Aleksandër Vuçiç, për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Mustafa është shprehur se të rinjtë shqiptarë të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit do ta refuzojnë këtë shërbim ushtarak,

‘Në Serbi shpesh herë ndodh që ligjet të implementohen në mënyrë selektive. Ne konsiderojmë se edhe ky ligj është një goditje e dytë ndaj shqiptarëve të Preshevës, pas asaj që ndodhi me ligjin për vendbanimet dhe vendqëndrimet, me adresat që në masë të madhe ka goditur komunën e Medvegjës, por edhe të Preshevës dhe Bujanovcit.

Ne dëshirojmë që të nxisim sensibilizimin e opinionit publik, të bashkëshisë ndërkombëtare që të reagojnë në kohë dhe të mos gjendemi në një pozitë në të cilën shqiptarët e luginës së Preshevës, të kalojnë në mosbindje qytetare.

Një vendim i tillë ndikon sepse një vendim i tillë do të refuzohet nga të rinjtë shqiptarë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc’, tha këshilltari i Qeverisë së Kosovës, Ragmi Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco