VIDEO/ La Romën për të punuar në Mirditë, Ndoj: E dua vendim im, nuk dua diktaturë në Shqipëri

VIDEO/ La Romën për të punuar në Mirditë, Ndoj: E dua vendim im, nuk dua diktaturë në Shqipëri

19:37, 17/01/2024
A+ Aa A-

Mjekja nga Mirdita, Ylvina Ndoj e cila la Romën për vendlindjen ishte pjesë e protestat kundër arrestimit nga neo-diktatura e liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ndoj është shprehur se Mirdita do të jetë pararëndëse e ndryshimit në Shqipëri dhe çlirimin nga diktatura ashtu si ishin në vitin 1991.

 "Unë jam kthyer nga Roma për të punuar si mjeke bë vendin tim, së pari fjalimin i dua ta nis duke urua të gjithë demokratët e Mirditës për 33 vjetorin e themelimit të PD.

Mirdita e qëndresës dhe rezistencës do të jetë pishtari i ndryshimit ashtu si gjatë kohës së komunizmit dhe nuk ka asnjë forcë në botë që mund të mboshtë kauzat e tyre.

Ndryshimi fillon nga rruga e shpresën që do të jetë pikë kthese në historinë e Shqipërisë, dhe së bashku do të ja dalim.

Si profesioniste dua ta ushtroj  profesionin në vendim tim dhe të luftoj për idealet që kanë punuar paraardhësit tanë dhe ti çojmë deri në fund.

I bëj thirrje të gjithë demokratëve të vazhdojmë protestën tonë deri në rikthimin  shtetit të së drejtës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco