Ndërkombëtarët 'rrëzojnë' Bashën, Abilekaj: U mundua të fshehë faktin se është ‘kërpërata’ njëpërdorimshme e Ramës

20:17, 16/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar deklaratën e Lulëzim Bashës i cili u shpreh se me anë të një ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët ka bindur mazhorancën për të vijuar reformën zgjehdore, deklaratë e cila  u hodh poshtë nga ndërkombëtarët me anë të një reagimi për shtyp .

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Abilekaj u shpreh se Basha u përpoq të fshihte faktin se është levë e Edi Ramës.

“Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme që tregojnë që ata, në parim, janë aty ku duhet, nuk janë kundër opozitës shqiptare. Pse e bëri Lulëzim Basha, ne e dim. Edi Rama i bëri thirrje Lulëzim Bashës të zgjohej dhe Lulëzim Basha atë bëri. Pasi u zgjuar foli më keq sesa mund të fliste në gjumin e thellë.

Nuk është problemi tek deklaratat e genjeshtrat e Lulëzim Bashës sepse ato u kuptuan që dje që ishin mashtrime sepse në paketën diplomatike ndërkombëtare ekziston një parim - ose negociohet dhe nuk deklarohet deri në fund të negociatës dhe pasi negociata të arrijë një rezultat pozitiv ose negativ ata bëjnë një deklaratë, ose deklarohet sepse nuk ka vend për negociatë.

Ata dje deklaruan që nuk është krijuar hapësira për negocoatë.

Lulëzim Bashka, për të fshehur faktin që e zgjoj Edi Rama dhe po i shërben atij, që ka ulur Alibeajn prap me Ballën dhe Gjiknurin për të folur për interesat e Edi Ramës, përdori ndërkombëtarët me një naivitet idjot që sot i doli totalisht bllof.  U duk që ishte bllof dhe që dje u deklarua nga ata që kanë një minimum logjike, që ishte një bllof i Lulëzim Bashës për të fshehur faktin që është një kërpërata njëpërdorimshe e Edi Ramës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco