Si u përpoq Lulzim Basha të mbulojë bashkëpunimin me Ramën duke mashtruar në mënyrë skandaloze për ndërkombëtarët

Si u përpoq Lulzim Basha të mbulojë bashkëpunimin me Ramën duke mashtruar në mënyrë skandaloze për ndërkombëtarët

15:22, 16/01/2024
A+ Aa A-

Nuk është gjë e re që Lulzim Basha kapet gafil duke mashtruar.

Por këtë herë, si rrallë në historinë politike, tre ambasadat më të rëndësishme në vend i dhanë një 'shuplakë' thuajse në mënyrë të sinkronizuar.

Pas kësaj, si dikush që e ka patologji mashtrimin, Basha shkroi në mediat sociale sw do që ti japë vendit një reformë zgjedhore pa hile.

Ilariteti në internet ishte i madh.

Simboli i mashtrimeve dhe pafytyrësisë po flet për hile, shkruante dikush.

Seria e gënjeshtrave të Bashës është e gjatë, por thagma e fundit ishte e qëllimshme.

Lulzim Basha po përpiqej të mbulonte bashkëpunimin e radhës me Edi Ramën, këtë herë për reformën zgjedhore.

Në kohën kur në redaksinë e Syrit mbërriti dokumenti që faktonte bashkëpunimin Rama-Basha përmes levave të tyre, Alibeaj dhe Gjiknuri, Basha po fliste për mediat.

Atyre po u thoshte pa iu skuqur faqja se bashkëpunimi ishte ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

I pyetur si vazhdimisht se për cilët ndërkombëtarë po flet, pasi nuk është takuar me ndonjërin prej tyre, ai vazhdoi mashtrimin me buzëqeshjen idioteske të stampuar në fytyrë.

Kaq i rëndë ishte ky mashtrim i tij në përpjekje për të mbuluar romancën e vazhdueshme politike me Ramën, sa ambasadat e SHBA, Britanisë dhe BE e përgënjeshtruan jo me një deklaratë unike, por me tri qëndrime, sikur donin t'ia jepnin secila më vete nga një flakareshë.

Deklaratat e ndërkombëtarëve:

Përgjigja e Delegacionit të BE në Tiranë:

Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

Përgjigjja e Ambasadës së SHBA:

Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.

Përgjigja e Ambasadës Britanike:

Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh.

Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco