Ambasada angleze, Ramës: Transparenca dhe llogaridhënia, e detyrueshme në Kuvend

Ambasada angleze, Ramës: Transparenca dhe llogaridhënia, e detyrueshme në Kuvend

14:06, 16/01/2024
A+ Aa A-

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas njoftimeve në media për situatën në kuvend dhe tensionimin e situatës politike në vend pas nisjes se gjyqeve politike nga SPAK me urdhër të rilindjes kundër opozitës.

Në një mesazh të publikuar gjatë ditës së sotme ambasada britanike ka kërkuar një parlament me “demokraci funksionale”. Duke i kujtuar Ramës respektimin e kushtetueshmërisë ne lidhje me komisionet hetimore.

“Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve”, thuhet ne reagimin e Ambasadës që konvenon me qëndrimin e opozitës të cilës i janë mohuar komisionet hetimore në kuvend nga mazhoranca.

Reagimi:

Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh.

Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe konstruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco