Rama, duke mos lejuar mocionin për gjenocidin serb në Kosovë, mohon edhe Masakrën e Reçakut

Rama, duke mos lejuar mocionin për gjenocidin serb në Kosovë, mohon edhe Masakrën e Reçakut

12:58, 15/01/2024
A+ Aa A-

Rama ‘mohon’ Masakrën e Reçakut, kryepjesë e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë e rikujton duke dhënë një mesazh të qartë.

Nga Tritan Shehu.

Sot është përvjetori i asaj masakre, një unazë e veçantë, tragjike në zinxhirin e gjatë e të rëndë të gjenocidit serb në Kosovë e paraprirë dhe e shoqëruar më tej në vitet 1998-1999 nga shumë ngjarje, krime, pastrime etnike etj, që formojnë tablonë e plotë të një gjenocidi.

Ndërsa Rama, kjo maxhorancë, prej tre vitesh nuk lejojnë Kuvendin e Shqipërisë ta quajë gjenocidin - Gjenocid, krimin - Krim, pra t’u vendosë emrat që u takojnë, mbajnë në sirtar kërkesën tonë për “Mocion me debat e Rezolutë” për njohjen e dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndesh kjo edhe me rregullat e Kuvendit.

Pa dyshim, duke mos e quajtur Gjenocid, kalvarin tragjik të Kosovës, mohohet edhe Masakra e Reçakut si një nga pikat më kulminante të atij gjenocidi.

Ajo që tha sot ambasadori Hovenier në Prishtinë se “askush nuk duhet të mohojë e të harrojë çfarë ka ndodhur në Reçak”, duket sikur i drejtohet edhe Ramës e Rilindjes sonë, sepse të mos pranosh të njohësh e dënosh atë gjenocid, do të thotë të mohosh edhe Masakrën e Reçakut, ndërkohë që qeveria e Shqipërisë duhej të paraprinte Kosovën në gjykatat ndërkombëtare për të njohur e dënuar ndërkombëtarisht atë gjenocid, gjë që Kosova vetëm nuk e bën dot!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco