SYRI TV/ 'Çështja Berisha'/ Dyshimet e Elmar Brok: U arrestua një vit para zgjedhjeve

11:43, 03/01/2024
A+ Aa A-

Politikani gjerman Elmar Brok, ish-kreu i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian ngre dyshime mbi arrestimin e liderit të opozitës shqiptar Sali Berisha. Në komentin e tij për Bild, Brok thekson se kriza politike po shkon drejt një kulmi të ri, ndërsa vë në pah dyshimet për arrestimin 15 vite pas, për një rast të supozuar dhe vetëm 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme

SYRI TV

Ndërsa i ka kushtuar një artikull të gjatë arrestit shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, Bild ka marrë edhe reagimet e disa prej ekspertëve më në zë të rajonit.

Ish-kreu i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian për një kohë shumë të gjatë Elmar Brok, i cili ka theksuar se kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri.

Politikani i lartë gjerman dhe europian ka ngritur gjithashtu dyshime se Berisha po persekutohet politikisht, pasi çështja e supozuar ndaj tij është hapur pas 15 vjetësh dhe vetëm 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme ai është izoluar që të mos takojë njerëzit e partisë së tij.

“Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që, 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe një ndalim i gjerë i komunikimit edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm…”

Prestigjozja gjermane Bild shkruan se Elmar Brok i sheh këto zhvillime me mosbesim, ndërsa e cilëson si një politikan që e njeh Ballkanin po aq mirë sa Ramën dhe Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco