Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Nuri: Skandaloze, shkeljet kushtetuese janë bërë praktikë nga GJKKO

16:01, 30/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon  për të komentuar vendimin e GJKKO për liderin e opozitës, Sali Berisha ishte avokati Franc Nuri.

Nuri është shprehur se janë shkelur hapur të gjitha praktikat juridike dhe se të gjithë qytetarët janë të ekspozuar nga këto shkelje ligjore dhe kushtetuese.

"Ne e kemi thënë dhe në ndërhyrjet e tjera në lidhje me këtë çështje se është një precedent shumë i rrezikshëm për demokracinë, jo vetëm për Berishën por edhe për zyrtarë të lartë të tjerë pasi këto shkelje procedurash do të zbatohet për të gjithë të tjerët.

Rama kur erdhi në pushtet nxori atë shprehen e famshëm që tha po vjen era shtet por sot thuhet me plot gojën se po vjen era diktaturë. Kur arresti në shtëpi të dalë se është më  i rëndë se arresti me burg është skandaloze dhe nuk e di se ku janë këto organizata dhe eurodeputet të caktuar që reagojnë ndaj të burgosurëve politik si Navali duhet të reagojnë menjëherë .

Kushtetuta po shkelet me të dyja këmbët për liderin e opozitës dhe demokracia në Shqipëri është në rrezik ku jemi katandisur në një situatë shumë të vështirë.

Është një situatë shumë  e ndjerë nga ana procedurale dhe duket sikur s’ka pasur asnjë lloj reflektimi dhe ajo që ka ndodhur sot në GJKKO është përtej çdo lloj imagjinate pasi nuk mund të marrë vendim gjykata kur nuk është marrë vendimi për  shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares në fjalë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco