SYRI TV/ Gazeta amerikane artikull per Berishën: Duan ta burgosin si Trump, Rama përdor administratën e Biden

14:37, 30/12/2023
A+ Aa A-

 

SYRI TV- Një nga gazetat më të mëdha amerikane, Boston Herald ka publikuar një artikull që krahason përpjekjet për arrestimin e ish kryemninistrit Sali Berisha me atë të ish presidentit të shba-Donald Trump.

Në analizën e gazetarit të njohur,  Peter Lucas theksohet se dy rastet janë shumë të ngjashme, dhe se tentativat për ta burgosur e kanë bërë edhe më të fortë liderin e opozitës, Sali Berisha.

Më tej gazetari shkruan se Rama po tenton të shkatërrojë Berishën me ndihmën e administratës së Biden, për të mbajtur larg zgjedhjeve të përgjithshme të 2025. Por sipas gazetarit, sa më shumë shkon Rama pas Berishës, aq edhe më shumë e fuqizon atë politikish

“Ai është ish-presidenti i diskutueshëm i vendit që po kandidon për të udhëhequr përsëri vendin e tij.Por njeriu kundër të cilit po garon, dëshiron ta fusë në burg përpara se të ketë një shans për ta bërë një gjë të tillë.Jo, nuk po flasim për presidentin Joe Biden dhe ish-presidentin Donald Trump.Përkundrazi, ne po flasim për Shqipërinë, ku, duke imituar SHBA-në, kryeministri Edi Rama dhe establishmenti politik sundues i socialistëve kërkon që të pengojë Sali Berishën, Donald Trumpin e Ballkanit, që të kthehet në pushtet dhe po bëjnë gjithçka për ta ndaluar atë.

 

Ndërkohë në analizë theksohet më tej se në vend që të përballen me Berishën, një ish-president dhe kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, Rama, me ndihmën e administratës së Biden, po kërkon ta shkatërrojë atë- përfshirë mbajtjen e tij larg votimit- në mënyrë të ngjashme se si po vepron Biden me Trump.

Javën e kaluar, shumica socialiste e Edi Ramës, votoi për ta zhveshur Berishën nga imuniteti parlamentar dhe ligjor.Masa i hap rrugën për ta vendosur atë nën arrest shtëpiak ose për ta dërguar në burg në pritje të hetimit të mëtejshëm. Kjo e pengon atë gjithashtu që të mos bëjë fushatë kundër Ramës në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, në mënyrë të ngjashme siç po tenton të bëjë Biden me Trump në vitin 2024

Por sipas gazetarit kjuo goditje politike po prpshon efekt të kundertën, duke e fuqizuar edhe më tej krydemokttrin Sali Berisha

“Por xhihadi i Ramës kundër armikut të tij Berisha mund të ketë efekt të kundërt njësoj si me mënyrën se si Biden po e përdor Departamentin e Drejtësisë për të shkuar pas Trump.Sa më shumë persekutohet Trump nga Departamenti i Drejtësisë i kontrolluar nga Biden dhe nga gjykatat e kontrolluara nga demokratët, aq më popullor bëhet ai.

Sa më shumë shkon Rama pas Berishës, aq më i fortë bëhet Berisha’ e mbyll Lucaj analizën e tij  e botuar në gazetën amerikane Boston Herald.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco