Berisha: Në flakët e vjedhjes së shekullit, Dumani është i përcëlluar! Po i copëzon dosjet me stilin e Ramës për lotet e rrugëve

Berisha: Në flakët e vjedhjes së shekullit, Dumani është i përcëlluar! Po i copëzon dosjet me stilin e Ramës për lotet e rrugëve

13:41, 29/12/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, komentoi sot mbi pozicionin që ka zgjedhur të mbajë, kreu i SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimet që po zhvillon për afera të ndryshme korruptive si edhe për përdorimin e këtij institucioni nga pushtetmbajtësit për të mos u sulmuar dhe goditur kundërshtarët e tyre politikë.

Berisha tha: "Sigurisht që të akuzosh një njeri pa fakte, është shumë e gabuar. Por unë këtu kam qenë para jush dhe ka qenë gusht kur kam denoncuar takimet sekrete të Altin Dumanit me Edi Ramën.Takimi i fshehtë nuk ka kurrë prova. Por nuk u përgënjeshtrua. Nuk e përgënjeshtroi dot se do nxirrja edhe ndonjë provë tjetër të vogël. Ata heshtën se nuk përgënjeshtronin dot se kishin frikë nga gjëra të tjera.

Pra, kam denoncuar me shumë vendosmëri fragmentizimin e dosjes së vjedhjes së shekullit, copëtimin e saj në stilin e loteve të rrugëve të Edi Ramës, që është rruga më e sigurt e korrupsionit. E shumëfishimit të korrupsionit, politik ose monetar. Dhe akti më skandaloz i këtij vendimi ka qenë tërheqja veçmas personalisht nga ai i dosjes Ahmetaj. Askush të mos mendojë se unë kam pasur ndonjë sentiment të veçantë për Arben Ahmetajn.

Nuk gjen një tjetër që ta ketë akuzuar më shumë se unë, por përsëri them se trajtimi i barabartë para ligjit është kushti i të gjitha kushteve për funksionimin e shtetit ligjor.

Zotëria e tij, në marrëveshje me Ramën, e kapi dhe e akuzoi në një mënyrë bizare, pikërisht duke mos guxuar të akuzojë Ramën për 8 përqindëshin, duke mos guxuar të akuzojnë Veliajn për 8 përqindëshin, gjeti të akuzojë Arben Ahmetajn sepse përfaqësuesi i tij në KVO, ka gabuar për 8 përqindëshin.  Dhe këtë Dumani e bëri në stilin e copëzimit të dosjes. Copëzimi i dosjes është për të mbrojtur Edi Ramën!

Ua them unë se kurrë ajo aferë nuk mund të ecte ashtu pa mbështetjen direkte të kryeministrit të vendit. Por ajo ka qenë aferë personale e kryeministrit të vendit dhe ky arriti gjer aty sa të na thotë se nuk e dimë se kush janë pronarët.

Në flakët e vjedhjes së shekullit, Dumani është i përcëlluar. E kam thënë dhe e them se nuk kam fakte se ai është i korruptuar me para, por korrupsioni politik është një formë po kaq e egër korrupsioni dhe ai dje faktikisht lexoi statutin e partisë së tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco