SYRI TV/ Albana Vokshi takim me gratë në Kavajë: Rama kontrollon gjithçka!

13:26, 28/12/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha do të vijojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike edhe pas masës së sigurisë që SPAK do të vendos ndaj tij me urdhër të Edi Ramës.

SYRI TV

Kështu deklaroi deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi teksa zhvilloi një takim me gratë në Kavajë.

Vokshi u bëri thirrje grave të reagojnë kundër regjimit, pasi sipas saj, Edi Rama po tenton të vërë nën kontroll gjithçka.

Më tej, gjatë fjalës së saj, Albana Vokshi deklaroi se pavarësisht tentativës për të kontrolluar çdo insitutucion, Edi Rama nuk kontrollon dot qytetarët e lirë të vendit, duke deklaruar se Sali Berisha do të vijojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike edhe pas masës së sigurisë.

 

Ajo shtoi gjithashtu se gratë dhe të rinjtë janë pjesa më besnike dhe aktive e Partisë Demokratike.

Ndaj, sipas saj, thirrja është “o sot o kurrë”, duke kërkuar mbështetjen e grave të thirrura në mision kundër regjimit të Edi Ramës, që ndër të tjera po shpopullon vendin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco