Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Vula e PD, GJL prish vendimin e Apelit: Ka shqyrtuar pretendime të pakërkuara

13:20, 27/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit për vulën e Partisë Demokratike, me argumentin se nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve,ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit të Agron Zhukrit. Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë për rikthimin për rishqyrtim në Apel mbetet në fuqi vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili  njohur Kuvendit e Rithemelimit më 11 dhjetor dhe zgjedhjen e Sali berishës si kryetar të Partisë Demokratike.

SYRI TV

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit që kthehu për rishqyrtim në shkallë të parë çështjen e Vulës së Partisë Demokrtike.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, vendimi i apelit cilësohet nul dhe mbetet në fuqi vendimi i gjyqtarit të shkallës së parë Agron Zhukri që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe Sali Berishën si kryetar të Partisë Demorkatike.

Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi rikthimin e çështjes në Apel, me argumentin se janë nuk i janë dhënë përgjigje kërkesave të palëve, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit.

Gjykata e Lartë

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive,ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Ky vendim edhe pse prish vendimin e Gjykatës së Apelit sjell kështu një tjetër zvarritje të çëhstjes së vulës së Partisë Demokratike, ndyshe nga vullneti i demorkatëve që zgjidhën me votë ngërcin. Tashmë Gjykata e Apelit do të rishqyrtojë nga e para çështjen për të dhënë një vendim përfundimtar mbi fatin e vulës së Partisë Demkratike, e deri të atë kohë i vetmi vendim që është në fuqi është ai i gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco