Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

SYRI TV/ Inceneratori djeg buxhetin e Elbasanit, miliona euro për djegësin që nuk funksionon

13:01, 27/12/2023
A+ Aa A-

Dërgimi i mbetjeve në inceneratorin jofunksional të Elbasanit, do t’u kushtojë taksapaguesve të këtij qytetit 2.2 milionë euro gjatë vitit 2024. Opozita akuzoi kryebashkiakun Gledian Llatja, se ka katërfishuar buxhetin e pastrimit, duke paguar 700 mijë euro për inceneratorin jofunksional. Por Gledian Llatja e justifikoi koston e pastrimit me faktin se rrugët e qytetit fshihen me fshesë dore. Bashkia gjithashtu ka vendosur të katërfishojë dhe pagat e 1400 punonjësve duke çuar gati gjysmën e buxhetit vetëm për rrogat

SYRI TV

Rreth 2.2 milionë euro ka parashikuar Bashkia e Elbasanit vetëm për mbetjet urbane, nga 35 milionë euro buxhet që ka në total për vitin 2024. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku u miratua buxheti i bashkisë me vota të Partisë Socialiste, opozita nga ana e saj akuzoi kryetarin e bashkisë Gledian Llatja se ka katërfishuar buxhetin e pastrimit, ku vetëm për dërgimin e mbetjeve në incenerator janë parashikuar rreth 700 mijë euro.

Kreu i këshilltarëve të opozitës, Blendi Himçi ngriti pikëpyetje të mëdha për buxhetin e pastrimit, duke shtuar gjithashtu, se sot, mbetjet vetëm depozitohen në landfill, pasi inceneratori nuk punon.

Por për kryebashkiakun Gledian Llatja, katërfishimi i buxhetit të pastrimit, ka ardhur për shkak, se sipas tij në Elbasan janë shtuar rrugët që fshihen me fshesë dore.

Ndërsa opozita kërkoi amendim të buxhetit dhe rishikim të disa shpenzimeve të nevojshme, me forcën e kartonit 31 këshilltarët e mazhorancës në Këshillin Bashkiak miratuan buxhetin, gjysma e të cilit, do të përdoret për katërfishimin e pagave të më shumës se 1400 punonjësve të Bashkisë së Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco