Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjyqtari politik i turnit vazhdon stafetën e gjykimit politik, nuk përjashton Irena Gjokën nga trupa gjykuese

Gjyqtari politik i turnit vazhdon stafetën e gjykimit politik, nuk përjashton Irena Gjokën nga trupa gjykuese

10:31, 27/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berisha, bërë nëpërmjet dy avokatëve të tij, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij, duke i vënë vulën kështu faktit se i gjithë procesi i ngritur nga SPAK kundër liderit të opozitës, është politik.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet: “Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”.

Gjyqtarja Irena Gjoka është në konflikt të hapur interesi në gjykimin e çështjes kundër z. Berisha, pasi në vitin 1996 ajo është shkarkuar prej vetë atij, Presidentit të atëhershëm, Sali Berishës, njëherësh kryetar i KLD-së.

Ky është dokumenti i shkarkimit të Irena Manekut Gjokës nga Sali Berisha në vitin 1996 cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dokument i cili refuzohet të pranohet dhe njihet nga gjyqtarja sot.

Në vendimin Nr.7, i datës 8.02.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thuhet se Irena Maneku shkarkohet nga detyra e gjyqtares për paaftësi në kryerjen e detyrës.

Image

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco