KAFE SHQETO/ Korreshi: SPAK do të 'tregojë dhëmbët' përmes zotit Berisha!

10:10, 27/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ishte i ftuar i emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO për të folur për kërkesën e SPAK për 'arrest shtëpie' me 'mbikëqyrje policore' të kryedemokratit Sali Berisha.

Korreshi është u shpreh se kjo masa me mbikëqyrje policore kalon çdo cak dhe se SPAK do të tregojë dhëmbët përmes Berishës.

Pjesë nga intervista:

Kemi diskutuar dhe herë të tjera në lidhje me ndryshimin e 'masës' unë e kam thënë opinionin tim sa idiotesk është dystandartizimi që është bërë në lidhje me zotin Arben Ahmetaj dhe zotit Berisha. Përsa i përket kësaj të sotmes e kuptoj që SPAK nuk  kishte pikë dyshimi qw nuk do kthehej mbrapa përderisa zoti Berisha nuk është paraqitur pavarësisht se ata gjithë procedura për mua antikushtetues dhe antiligjore që është ndjekur thashë dystandartizimi. Por gjëja që nuk kuptoj dhe çmenduria që nuk kuptoj është dakort ti do t'i japësh një masë sigurie më të lartë se nuk i është përgjigjur Vendimit të Gjykatës por nuk kuptoj çfarë është kjo masë sigurimi ku ti kërkuar detyrim paraqitje më parë dhe çfarë është kjo masë sigurimi që duhet të ruhet me polic, ok dhe deri këtu por kjo e komunikimit me gjithë të tjerë kalon çdo cak dhe çdo mendim.

Nuk e imagjinoj dot, kam parë arrest shtëpie kur kam qenë avokat me vite por gjithë pijnë kafe poshtë pallatit, nuk kam parë polic te dera aq më tepër nga aparatet që vendosin në kavilje apo tu pengohet celulari apo hyrje dalje në familje. Kjo pjesa pastaj tregon një keqdashësi që SPAK do të tregojë përmes zotit Berisha dhëmbët gjithsecilit që kush nuk më bindet dhe është ajo që kishim thënë që në fillim që të kalosh në këto nivele pastaj nuk është më arsye.

Nuk ka llogjik juridike që një lideri të opozitës atëherë do të thotë që ti nuk e ke pasur me çështje konkrete le dyshime të hidhura për çdo njeri sepse çfarë provash do të manipulojnë sot kur zoti Berisha nuk është në detyrë për asgjë. Komunikimi me të tretë por mund të komunikojë dhe me avokatët e tij, do ti ndalojnë telefonin? Nuk ka llogjik fare kjo pjesë. Mund të kuptoja këtë arrestin shtëpiak masë parandalim paraqitjes, pavarësisht masës që është marrë pavarësisht të gjtha, SPAK me logjikën e tij do të kalonte tek kjo por absolutisht këto masa të tjera pastaj me gardian në lidhje me ushqimin jo po të shikojmë se mos fut një brisk rrojesh në shtëpi këta kalojnë pastaj tek gjëra perversitete, nuk di çfarë të them.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco