Shkëlzen Berisha: Trump ka 34 akuza dhe asnjë masë sigurie, Sali Berisha me asnjë akuzë, ka 3 masa sigurie

Shkëlzen Berisha: Trump ka 34 akuza dhe asnjë masë sigurie, Sali Berisha me asnjë akuzë, ka 3 masa sigurie

10:24, 27/12/2023
A+ Aa A-

Teksa sot pritet që GJKKO të japë vendimin, për të cilin SPAK ka kërkuar ‘arrest shtëpiak’ me mbikëqyrje policore ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, djali i tij, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar këtë një vendim grotesk.

Ai tha se do të bëjë çmos që të takojë babain e tij.

“Ky vendim është grotesk, përdorimi politik i prokurorisë ka kapur nivele groteske.

Tani unë po ju bej një pyetje të gjithëve: Më jepni një vend, jo në Europë, por në botë, që quhet vend i lirë apo demokratik, ku kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë komunikimi, ndërkohë që nuk ka akuzë.

Donald Trump ka 34 akuza dhe nuk ka asnjë masë sigurie, Sali Berisha nuk ka asnjë akuzë dhe ndaj tij deri tani janë ngritur tre masa sigurie, duke e çuar në arrest shtëpie dhe deri në pamundësi komunikimi. Qëllimi politik këtu është jashtëzakonisht i qartë.

Përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm, janë pikërisht masat e sigurisë, prokuroria mund të hetojë çfarë të dojë, gjykata mund te hetojë çfarë të dojë. Por masat e sigurisë ndaj një lideri opozite, i cili, sipas tyre nuk duhet të takohet me njerëz, nuk duhet të takohet me asnjëri, është groteske.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco