Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vula e PD/ Berisha: Kjo gjykatë, vegël e Edi Ramës, po përdoret për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve!

Vula e PD/ Berisha: Kjo gjykatë, vegël e Edi Ramës, po përdoret për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve!

09:39, 27/12/2023
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën përpara protestuesve të mbledhur sot përpara Gjykatës së Lartë, ku pritet të merret vendimi për vulën e PD-së,, partisë më të madhe opozitare.

Berisha iu drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë:

"Një përshëndetje të përzemërt për ju luftëtarë të lirisë që nisni ditën në revoltën tuaj kundër diktaturës, që nisni sot ditën me revoltën tuaj në mbrojtje të vlerave të lirisë.

Në jetën time kam pasur privilegjin t’i shërbej Shqipërisë në postet më të larta, kam shërbyer si president, kam shërbyer si kryeministër. 

Kjo karrierë e gjatë në postet publike, zhvillon te njeriu natyrën e tij të dytë për respektimin e ligjit. Zgjohesh me ligjin, punon gjithë ditën me ligjin, fle me ligjin dhe vetëm me ligjin vazhdon jetën e përditshme.

Për Sali Berishën, ligji ai ka qenë thuajse një përcaktim gjysmë hyjnor. Një porosi kam pasur për bashkëpunëtorët e mi dhe nuk jam lodhur duke e përsëritur: respektoni ligjin.

U bë vite që armiqtë dhe kundërshtarët e mi kanë nxitur hetime shterruese ndaj meje. Dhe ka një arsye pse mbas kaq kohësh, mbas kaq përpjekjesh, nuk kanë gjetur asnjë fakt, asnjë provë, asnjë shkelje në mijëra e mijëra vendime të Sali Berishës. Sepse unë gjithnjë kam respektuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Unë kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë se ai respekt është mënyra më e sigurt për garantimin e lirive tuaja, për funksionimin e shtetit ligjor, pa të cilin nuk ka dhe nuk mund të ketë demokraci.

Kështu që në këtë aspekt, mund t’u them para jush sot se vështirë të gjendet një tjetër të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin.

Ky është fakt!

Por sot është koha kur secili prej nesh duhet të kujtojë diçka thelbësore që duket se është harruar.

Çfarë është ligji? Ligjet, Kushtetuta, gjykatat, janë të gjitha instrumente për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ashtu si kirurgu ka bisturinë në dorë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për ët garantuar jetën e njerëzve.

Por, meqenëse përmenda bisturinë, çdo njeri e di se ashtu sikundër bisturia shpëton jetë në dorën e mjekut, bisturia mund të marrë jetë në duart e kriminelit.

E njëjta gjë ndodh dhe me ligjin. Në duart e zyrtarit të përgjegjshëm, ligji garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Në duart e kriminelit, ligji është arma më efiçente për shtypjen dhe asgjësimin e të drejtave të njeriut.

Mos harroni kurrë këtë. Ishte me gjykata që Adolf Hitleri urdhëronte persekutimin e hebrenjve. Ishte me gjykata që Enver Hoxha urdhëronte burgosjen dhe ekzekutimin e armiqve të tij. Është me gjykata që Putini burgos sot opozitën e vendit të tij. Është kjo gjykatë mbrapa meje, mbrapa nesh, vegël e Edi Ramës, e cila sot po përdoret njëlloj si bisturia në duart e kriminelit,l për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve, simbolin e pluralizmit politik."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco