VIDEO/ Dorëzimi i prangave live, Blushi: Erion Veliaj mori dje «dhuratën» që meriton prej kohësh.

10:36, 23/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar analizën e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024.

Blushi shprehet se miratimi i buxhetit pa debate dhe diskutim është në shkelej të hapur të ligjit për pushtetin vendor dhe të vetë Rregullores së Këshillit të miratuar nga vetë Rilindja.
 

Analiza e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 të prezantuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi
Erion Veliaj mori dje «dhuratën» që meriton prej kohësh. 

Prangat e dorëzuara live në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që për 313 sekonda, fiks si emri i burgut më të famshëm në Shqipëri, miratoi 330 milion euro buxhet, pa debate dhe diskutim, në shkelje të hapur të ligjit për pushtetin vendor dhe të vetë Rregullores së Këshillit, të miratuar po nga vetë «Rilindja » ishin dhurata e merituar për buxhetin më antisocial të miratuar ndonjëherë për Bashkinë e Tiranës.

Prangat janë simboli i drejtësisë : 

Për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës

Për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite. 

Për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit 

Për gjobat e padrejta 

Për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Për betonizimin dhe zhdukjen e hapësira të gjelbërta. 

Për Ardit Gjoklajn 

Për shembjen e Teatrit Kombëtar 

Për zhdukjen e hapësirave ttrashëgimisë kulturore në çdo cep të Bashkisë Tiranës.

Nen drejtimin e Erion Veliaj, Tirana eshte kthyer ne kryeqendren e "mafies se plehrave" dhe ne lavatrice te pastrimit te parave, pasqyra e korrupsionit me skandaloz, mungeses se sherbimeve ndaj qytetareve, dhe agresionit mbi shendetin e tyre.

Ndaj nuk kishte se si që edhe ky Buxhet prej 330 milion euro, i miratuar në 313 sekonda, fiks si emri i burgut më të famshëm në Shqipëri, është kundërshtuar me forcë nga Partia e Lirisë.
Sepse ne nuk mund të pranojmë që Erion Veliaj të mbushë arkën e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm me gjoba ndaj qytetarëve.

6 miliard lekë nga gjobat parashikon të arkëtojë Erion Veliaj për vitin 2024.

E thënë ndryshe, 200 mijë drejtues mjetesh në Tiranë, parashikohet të kenë në xhamin e makinës së tyre të paktën 3 gjoba në vit nga Policia Bashkiake në vlerën 10 mijë lekë të vjetra secila!

Kjo është një "taksë e fshehur" që ne e kundërshtojmë me forcë!
Erion Veliaj po shtrenjton me 𝟓𝟓% tarifën për kopshtet dhe me 𝟕𝟕% tarifën për çerdhet!

Në projektbuxhetin për vitin 2024, Bashkia e Tiranës parashikon të rritë sërish tarifën e ushqimit ditor për fëmijët në kopshte dhe çerdhe.

Nga 𝟖𝟓 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈ që ishte tarifa për çerdhet në fillim të mandatit të Veliaj, çmimi që do të vendoset në vitin e ardhshëm është 𝟏𝟓𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈.

Nga 𝟏𝟏𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈ që ishte tarifa për kopshtet në fillim të mandatit të Veliaj, çmimi që do të vendoset në vitin e ardhshëm është 𝟏𝟕𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈.

Një tjetër kosto e shtuar për buxhetet familjare!

Të mbushësh arkën e Bashkisë duke u rritur çmimin e ushqimit fëmijëve në kopshte e çerdhe, që me këto para të paguash edhe inceneratorin inekzistent të Tiranës, është kriminale!

Erion Veliaj rrit me 𝟏𝟓-𝟐𝟓% pagat për Policinë Bashkiake dhe asnjë qindarkë familjeve pa strehë, të papunëve dhe personave me aftësi të kufizuar!

Por a ka krim më të madh se të rritësh rrogat e vartësve të tu dhe të mos i sjellësh Këshillit Bashkiak një propozim për rritjen e bonuesit të qerasë për të pastrehët, për rritjen e ndihmës ekonomike për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.

𝟑 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ i jep sot Veliaj një anëtari të komunitetit rom të papunë.

𝟏𝟖 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ një personi me aftësi të kufizuar.

𝟐𝟒 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ një qytetari të pastrehë që i ka shembur shtëpinë.
Është e qartë se për Veliaj fokusi nuk janë të varfërit. Ai do t'u rrisë rrogat policëve bashkiakë që t'i motivojë më shumë të ndëshkojë qytetarët me gjoba arbitrare!

Të mos u rritësh 1 qindarkë të varfërve që mezi e shtyjnë muajin dhe t'u shtosh rrogën vartësve është kriminale!

Çdo banor i kryeqytetit që i paguan taksa Bashkisë së Tiranës duhet ta dijë se me paratë që merr prej tij brenda një viti, Erion Veliaj shpenzon rreth 18% për investime dhe gati 82% për paga personeli dhe shpenzime operative. Më konkretisht:
📌 37 euro për investime;
📌 69 euro për rrogën e personelit;
📌 95 euro për shpenzime operative (dieta, karburant, udhëtime me avion, blerje kancelarie).

Pra është e qartë se taksat shpenzohen më shumë për të mbuluar pagat e vartësve të Veliajt dhe udhëtimet e tij me avion se sa për shërbime ndaj qytetarëve dhe investime në infrastrukturë.
Është kjo arsyeja pse sot Tirana nuk ka ujë të pijshëm 24 orë, trafik të çmendur, ka ende shkolla me dy turne, çerdhje pa ngrohje, rrjet të amortizuar kanalizimesh, rrugë të paasfaltuara dhe pse përmbytemi pas çdo rrebeshi shiu.

Për vitin e ardhshëm, Bashkia e Tiranës ka planifikuar të shpenzojë për inceneratorin inekzistent: 12 milion euro pagesë shtesë (për pronarët në arrati dhe për një shërbim që nuk e kryen).
Ndërkohë për mbrojtjen sociale të familjeve në nevojë ka planikuar të shpenzojë vetëm 100 mijë euro në total ose rreth 36 euro në vit për familje !

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 nuk tregon një rritje të kapacitetit fiskal  me qëllim të rritjes së autonomisë të Bashkisë Tiranë.

Të ardhurat e veta të Bashkisë së Tiranës në përqindje të PBB kanë një trend rënës të vazhdueshëm nga vitit 2021, duke u ulur nga 0.95 % e PBB në vitin 2021, në 0.84 % e PBB në vitin 2022, në 0.78% të PBB në vitin 2023 dhe 0.74 % të PBB të planifikuar për vitin 2024. Të njëjtin trend rënës të ardhurat kanë pasur dhe ndaj të ardhurave publike të vetë Bashkisë së Tiranës, që kanë rënie të theksuar, nga 3.55% në vitin 2021, në 2.7 % në vitin 2024. 

Buxheti i vitit 2024 nuk tregon rritje progresive të të ardhurave të veta

Rritja progresive e të ardhurave të veta vendore është një burim i rëndësishëm i autonomisë dhe aftësisë së pushtetit vendor për të ofruar shërbime publike cilësore. Rritja e të ardhurave të veta të njësive të vetëqeverisjes vendore është tregues i rëndësishmë i kapacitetit fiskal jo vetëm për konsolidimin financiar por edhe për aftësinë për të ofruar shërbime publike në interes të qytetarëve. 

Në analizën e të ardhurave të veta të Bashkisë së Tiranës vërehet se nuk ka një rritje progresive të të ardhurave të veta. Në krahasim me vitin 2023 të ardhurat tatimore në vitin 2024 planifikohen të rriten vetëm 7.3%. Por në krahasim me vitin 2021 rritja është më e ulët. Të ardhurat tatimore parshikohen të rriten vetëm 5.7%.  Të ardhurat jo tatimore jo vetëm që nuk kanë rritje progresive por tregojnë një trend në rënie. Në krahasim me vitin 2024, të ardhurat jo tatimore planifikohen në rënie në - 12.2%, dhe në krahasim me vitin 2021 planifikohen në rënie në – 2.8%.

Buxheti i vitit 2024 nuk tregon nje forcim te burimeve të qëndrueshme të të ardhurave të veta vendore
Projekt buxheti i vitit 2024 tregon se :

1. Bashkia e Tiranes nuk ka rritur autonomine fiskale

2. Buxheti i vitit 2024 nuk tregon rritje progresive te te ardhurave te veta

3. Bashkia e Tiranes tregon nje kapacitet te limituar ne mobilizimin dhe rritjen e te ardhurave per te mbeshtetur zhvillimin ekonomik dhe social te komunitetit

4. Bashkia e Tiranes mbeshtet ne nje perqindje te larte ne te ardhura jo te qendrueshme ne nje perioudhe afatgjate

5. Rritja e te ardhurave duhet te realizohet jo nepermjet rritjes se barres fiskale por nga rritja e eficences se administrates tatimore.  

Analiza sipas kategorive ekonomike te shpenzimeve

Buxheti i vitit 2024 rrit ne vazhdimësi raportin e shpenzimeve te personelit ndaj shpenzimeve totale 
Shpenzimet buxhetore sipas kategorive ekonomike janë planifikuar 9.0 miliard leke per shpenzime personeli, 10.4 miliard leke per shpenzime operative, dhe 14.1 per investime. 

1. Krahasuar me planin e buxhetit 2023, shpenzimet per personelin kane nje rritje ne 20%. Shpenzimet operative kane nje rritje ne 24%, dhe shpenzimet per investime kane nje rritje ne 9.3%. 

2. Ka nje rritje jo propocionale ndërmjet kategorive ekonomike te shpenzimeve, per sa kohe shpenzimet e personelit rriten mbi 2.2 here me shume se ato kapitale.

3. Bashkia e Tiranes ne vazhdimësi po rrit përqindjen e shpenzimeve te personelit ndaj shpenzimeve totale. Shpenzimet e personelit ne totalin e shpenzimeve rriten nga 26% ne vitin 2023 ne 27%.

Analiza e shpenzimeve sipas programeve buxhetore 
Prioritet ne shpërndarjen e burimeve financiare sipas programeve per vitin 2024 mbeten shpenzimet per administraten e bashkise, zhvillimi i komunitetit, rrjeti rrugor dhe transporti, arsimi bazë, arsimi i mesem dhe menaxhimi i mbetjeve, te cilat se bashku zene rreth 74% te buxhetit, si vijon: 

1. Shpenzimet per administraten, perfshi dhe sherbimet policore zene 15.8% te buxhetit, ose 4.5 miliard leke

2. Shpenzimet trasportin publik dhe rrjetin rrugor zene 16.8% te buxhetit, ose 5.6 miliard leke

3. Shpenzimet per zhvillimin e komunitetit zene 15.1% te buxhetit, ose 5.1 miliard leke

4. Shpenzimet per arsimin baze zene rreth 11.0% te buxhetit, ose 3.7 miliard leke

5. Shpenzimet per menaxhimin e mbetjeve zene 8.7% te buxhetit, ose 2.9 miliard leke

Ndersa per programet e tjera Bashkia shperndan 16% te buxhetit, duke planifikuar fonde minimale per zhvillimin ekonomik dhe mbeshtetje sociale, si :

1. Shpenzimet per mbeshtetjen ekonomike zene 2.2% te buxhetit, ose 0.74  miliard leke

2. Shpenzimet drejte per drejte per bujqesine zene 0.22 % te buxhetit, ose 0.07 miliard leke  

3. Shpenzimet per administrimin e pyjeve zene 0.1% te buxhetit, ose 0.03 miliard leke

4. Shpenzimet per kujdesin social zene 1.17% te buxhetit, ose 0.39 miliard leke dhe specifikisht : 

a. per persona me aftesi te kufizuar zene 0.14% te buxhetit, ose 47 milion leke

b. per shporten e bebes 0.1% te buxhetit, ose 35 milion leke

c. per mbrojtjen sociale te familjeve 0.03% te buxhetit, ose 10 milion leke

d. per sipermarrjen per shkollen 0.04% te buxhetit, ose 12 milion leke

e. per fuqizimin e grave 0.04% te buxhetit, ose 12.5 milion leke

f. per te rinjte 0.04% te buxhetit, ose 11.8 milion leke

g. per prallat e femijve 0.02% te buxhetit, ose 7.3 milion leke

h. per qendrat komunitare 0.71% te buxhetit, ose 23.8 milion leke 

5. Shpenzimet per strehimin social zene 9.78% te buxhetit, dhe specifikisht

a. Per bonuset 1.27% te buxhetit, ose 424 milion leke

b. Per permiresim te kushteve te banesave 0.06% te buxhetit, ose 18.9 milion leke

c. Per subvencion per interesat 0.06% te buxhetit, ose 20 milion leke

d. Per investime 8.16% te buxhetit, ose 2.7 miliard leke

Por, sipas te dhenave per vitin 2022 dhe per vitin 2023, Bashkia ka mbledhur dhe parashikon te ardhura nga kontributi i subjekteve private ne fondi social ne rreth 1.9 miliard leke ose 18.3 milion Euro por qe nuk ka kryer as nje investim deri tani aktualisht.  

Shperndarja e burimeve financiare tregon qe Bashkia e Tiranes, proritet mbeten rritja e shpenzimve te personelit, shpenzimet administrative te Bashkise, sherbimet policore, menaxhimi i mbetjeve, :

1. Rritja e fondit te pagave per personelin

a. Ne krahasim me buxhetin e qeverise qendrore e cila planifikon te shpenzoje 16.3 leke per shpenzime personeli per 100 leke shpenzime totale, Bashkia e Tiranes per 100 leke shpenzime planifikon te shpenzoje 22.4 leke shpenzime personeli

b. Ne krahasim me buxhetin e qeverise qendrore e cila planifikon te shpenzoje 17.5 leke per shpenzime kapitale per 100 leke shpenzime totale, Bashkia e Tiranes per 100 leke planifikon te shpenzoje 42.2 leke per shpenzime kapitale qe tregon se ky buxhet nuk eshte fare realist

2. Programet prioritare te Bashkise se Tiranes me rritje te shpenzimeve te planifikuar per vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, jane :

a. Programi i shpenzimeve administrative te Bashkise, te cilat rriten nga 2.98 miliard leke ne vitin 2022, ne 4.2 miliard leke te parashikuara per tu shpenzuar ne vitin 2023, dhe te planifikuar ne 4.52 miliard leke ne vitin 2024

b. Programi i sherbimeve policore te Bashkise nga 0.71 miliard leke ne vitin 2023 ne 0.76 miliard leke ne vitin 2024

c. Programi i menaxhimi i mbetjeve nga 2.65 miliard leke ne vitin 2023 ne 2.92 miliard leke ne vitin 2024, dhe specifikisht ne 1.2 miliard leke per pastrimin dhe 1.7 miliard leke per inceneratorin 

3. Programet qe kane nje rritje te vogel ne buxhetin e vitit 2024 krahasuar me vitin 2023, jane :

a. Programi i rrjetit rrugor nga 4.717 miliad leke ne vitin 2023 ne 4.718 miliard leke ne vitin 2024

b. Programi i transportit publik nga 0.82 miliard leke ne vitin 2023 ne 0.89 miliard leke ne vitin 2024

c. Programi i arsimit te meseme nga 2.15 miliard leke ne vitin 2023 ne 2.19 miliard leke ne vitin 2024  

4. Ulje ne krahasim me buxhetin e planifikuar te vitit 2023, ne buxhetin e vitit 2024 kane ulje programet, si :

a. Programi i mbrojtjes nga zjarri nga 1.4 miliard leke ne vitin 2023 ne 0.34 miliard leke ne vitin 2024

b. Programi i mbeshtetjes se zhvillimit ekonomik nga 0.75 miliard leke ne vitin 2023 ne 0.74 miliard leke ne vitin 2024

c. Programi i menaxhimit te infrstruktures, ujitjes dhe kullimit nga 0.059 miliard leke ne vitin 2023 ne 0.024 miliard leke ne vitin 2024

d. Programi i planifikimit urban nga 2.55 miliard leke ne vitin 2023 ne 1.62 miliard leke ne vitin 2024

e. Programi i sherbimeve publike vendore nga 6.33 miliard leke ne vitin 2023 ne 5.06 miliard leke ne vitin 2024

f. Programi sport dhe argetim nga 0.87 miliard leke ne vitin 2023 ne 0.55 miliard leke ne vitin 2024

g. Programi i trashigimise kulturore nga 1.29 miliar leke ne vitin 2023 ne 0.87 miliard leke ne vitin 2024

h. Programi  i arsimit baze nga 3.73 miliard leke ne vitin 2023 ne 3.66 miliard leke ne vitin 2024

5. Shpenzimet per mbeshtetjen e bujqesise planifikohen te jene sa 4.4% te shpenzimeve per inceneratorin e Tiranes 

6. Shpenzimet per mbeshtetjen sociale per te gjitha programet, dmth per familjet ne nevoje, grate, femijet, per bebet, per personat me aftesi te kufizuar, per qendrat sociale te marra se bashku do te jene sa 23% te shpenzimeve per inceneratorin e Tiranes

7. Shpenzimet per mbeshtetjen ekonomike planifikphen te jene ne rreth 44% te shpenzimeve per inceneratoirin e Tiranes
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco