Xama: Bashkia detyroi bizneset dhe familjarët të çonin dherat në Sharrë

Xama: Bashkia detyroi bizneset dhe familjarët të çonin dherat në Sharrë

23:10, 21/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarët Ola Xama dhe Elvi Fundo dhanë në emisionin “Të Paekspozuarit” detaje se si qytetarët dhe bizneset ishin detyrua me ligj që çdo mbetje, inerte dhe dhera, të depozitoheshin në landfillin e Sharrës, pas kontratës që u bënë me kompaninë e Mirel Mërtirit.

Sipas gazetarit Fundo llogaritet që kompania ka përfituar rreth 60 milionë euro vetëm nga depozitimi i dherave dhe interteve në landfill.

Pjesë nga biseda

Ola Xama: Për çdo gropë dhe çdo pallat që ndërtohet në Tiranë, çdo ndërtues është i detyruar që dheun ta çojë në landfillin e Sharrë në bashkëpunim me zyrtarët, sepse nuk mund të merrnin dy persona me duar në xhepa kontrata me qindra miliona euro.

Ndërtuesi duhet ta çojë dheun atje edhe pse ai është i domosdoshëm për trajtimin e mbetjeve në landfill.

Elvi Fundo: Bashkia e Tiranës nga viti 2016 ka dhënë 4-4.5 milionë metër katrorë ndërtime. Që ti të çosh dheun e pastër, të lulishteve në landfill duhet të paguash 4 euro, të ti të derdhësh inertet në landfill duhet të paguash 8 euro. Një gropë kushtonte 100 mijë euro, 200 mijë.

Ola Xama: Sot ka nisur lufta se kush kompani kontraktore ose kush po administron landfillin e Sharrës për punën e dherave, sepse hyjnë shumë para dhe as nuk del që ke vjedhur, sepse ta sjell ndërtuesi. Ti derdh dheun, ti i pret një faturë letër bakalli, merr paratë në xhep dhe ikën. Ai trau te landfilli i Sharrës është bërë shumë i rëndësishëm.

Ylli Rakipi: Pra Mirelit duhet t’i çoje dheun dhe t’i paguaje edhe lekët?

Ola Xama: Me një vendim të vitit 2018 të bashkisë së Tiranës, jo vetëm i paguaje paratë për depozitimin, por kur ndërtuesit i duhej dheu për të mbushur disa pjesë të gropave, shkonte dhe ua blinte prapë këtyre. Bashkia e Tiranës të detyron që të depozitosh çdo mbetje te landfilli i Sharrës, disa muaj pasi kontrata me “Integrated” u bë aktive, duke arkëtuar miliona euro çdo vit nga dherat.

Elvi Fundo: Më rezulton se për një pjesë të madhe të dherave nuk priteshin faturat, janë dhënë edhe me klering, pra ti i çoje dherat dhe merrje disa apartamente, që ende nuk deklarohen. Shuma totale e dherave shkon 60 milionë euro.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco