Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Koka: Procesi ndaj Berishës ishte politik, qëllimi është vrasja e opozitarizmit

18:40, 21/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon për të folur mbi vendimin e parlamentin për të hequr imunitetin e Berishës ishte gazetari, Bled Koka.

Koka është shprehur se ky proces i cili në vetvete është një nga më të rëndësishmit në 20 vitet e fundit u ngrit mbi bazën e dyshimi i cili ka si qëllim eliminimin e opozitarizmit.

"Ky është procesi me i rëndësishme në 20 vitet e fundit, dhe në momentin që ka hije dyshimi dhe politizimi dhe nuk ka asnjë lloj elementi që ta argumentojmë në vetvete tregon për një proces qartazi politik dhe nuk ka lidhje me drejtësinë. Heshtja e Gjykatës Kushtetuese dje ishte shumë e rëndë dhe se u tregua se Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim si me gjykatë si pa gjykatë.

Mendoj se duke goditur Berishën ata japin mesazhin se ne godasim më të fortin tuaj, që nga momenti që ka dalë dosja e Berishës jemi të bindur se nuk ka asnjë fakt në brendësi të saj.

Problemi është të dimë se çfarë synon ky proces dhe se si duhet ti përgjigjemi ne këtij procesi, dhe ky është rreziku i nënshtrimit përfundimtar. Protesta e sotme ishte shumë shqetësuese pasi janë intimiduar njerëzit dhe të asgjësohet totalisht çdo  lloj rezistence të mundshme. Opozita do të duhet të rishikojë dhe strategjinë e saj në lidhje me njerëzit që i mbështesin pasi nëse rezistenca pushon atëherë jemi nënshtruar dhe kemi kaluar në diktaturë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco