Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Organizatat ndërkombëtare mediatike dënojnë veprimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno

Organizatat ndërkombëtare mediatike dënojnë veprimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno

17:54, 21/12/2023
A+ Aa A-

Organizata ndërkombëtare mediatike kanë dënuar sekuestrot e SPAK dhe GJKKO ndaj gazetarit Elton Qyno, si dhe presionin që i është bërë në Prokurorinë e Posaçme për të treguar burimet e informacionit.

“Mapping Media Freedom” raporton për rastin, ndërsa citon avokatin e gazetarit i cili shprehet se “urdhrat e shkallës së parë janë në kundërshtim me standardet e vendosura nga Gjykata e Lartë për mbrojtjen e burimeve dhe materialeve gazetareske”.

“European Centre for Press and Media Freedom”, shprehet se  “jemi shumë të shqetësuar pasi mësuam se Gjykata Speciale e Tiranës ka lejuar SPAK të sekuestrojë pajisjet e gazetarit Elton Qyno për të zbuluar burimet e tij”.

Konfidencialiteti dhe siguria e burimeve gazetareske, thuhet më tej në reagim, është parësore dhe nuk duhet të cenohet kurrë.

Veprimet e SPAK dënohen dhe nga rrjeti “Safe Journalists”, që thekson se SPAK duhet të kishte përdorur të gjitha metodat e disponueshme hetimore për të hetuar rrjedhjet e mundshme nga institucioni i tyre, pa bërë presion për të zbuluar burime dhe pa sekuestruar pajisjet e gazetarit. “Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të kenë prioritet sigurimin dhe ruajtjen e informacionit në lidhje me hetimet përpara se të synojnë gazetarët dhe burimet e tyre. Kjo qasje është jetike për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e hetimeve profesionale dhe gjithëpërfshirëse”, shprehet “Safe Journalists”.

Për sekuestrot ndaj gazetarit Qyno shpreh shqetësim dhe shton se përbën një kërcënim të madh për lirinë e medias.

Rrjeti “Safe Journalists” i kërkon SPAK-ut t’i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s dhe këmbëngul që në të ardhmen të përmbahet nga nisja e procedimeve që rrezikojnë burime gazetarësh. Më tej, shton shton se mezi pret vendimin e Apelit për rastin.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”, përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco