SYRI TV/ 'Vendimi antikushtetues ndaj Sali Berishës', Bardhi: Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit

13:29, 21/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV-  Antikushtetues, vendosje e standartit me të keq dhe rikthim në diktaturë, e cilësojnë deputetët  e PD vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit  të liderit të opozitës Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, deputetët Agron Gjekmarkaj e Sorina Koti deklarojnë se me vendimin e sotëm është shpërfillur hapur Kushtetuta dhe ligjet e vendit, ndërsa konfirmuan se aksioni opozitar nuk do të ndalet në mbrotje të demokracisë

Gazmend Bardhi- Kryetar i grupit te PD

 

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.”

Edhe nënkryetari i kuvendit, njëherazi deputeti, Agron Gjekmarkaj  deklaroi se  vendiim për heqjen  e imunitetit ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetuetës ndërsa theksoi se SPAK-u nuk solli asnjë provë  për liderin e opozitës.

Agron Gjekmarkaj, deputet i PD

Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesen më të madhe të opozitës. Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik.Pritëm që në mbledhjen e këshillit të mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re.Një vend pa opozitë apo me atë të nëpërkëmbur , të shtypur nga thundra gardistësh, është vend pa garanci dhe, si i tillë, pa demokraci, është regres.

 Në një linjë u shpreh edhe deputetja demokrate e Korçës, Sorina Koti e cila përmes një reagim në profilin zyrtar, shkruan se Shqipëria është në Neo-diktaturë, duke shtuar se tashmë është në aksion politik që të mbrojë demokracinë.

Deputetja e PD Sorina Koti

Dritë-hijet e demokracisë… Shqipëria në Neo-diktaturë…A do e mbrojmë demokracinë..???? A do vuajmë përsëri si gjyshërit dhe prindërit tanë..????Unë jam në aksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco